Noka: Zbatim urgjent të ligjit kundër zhurmave
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, tha se tashmë, është e qartë se nuk mund të ketë ka asnjë pretendim për mangësi ligjore, e për rrjedhojë asnjë justifikim për moszbatimin e plotë të tij.
"Është e domosdoshme të merren të gjitha masat për t’u krijuar qytetarëve një jetesë krejtësisht normale, si në zonat rezidenciale, bregdetare, turistike apo edhe në çdo cep të territorit. Ky Aktit Normativ ngarkon dhe shtron përgjegjësi direkte për prefektët, si përfaqësues të qeverisë në zonat përkatëse. Por, fakti që drejtimi i kësaj task force e bëhet nga prefektët, nuk shmang nga përgjegjësia drejtuesit e tjerë vendorë, të cilët duhet të kontribuojnë për zgjidhjen e këtij problemi shqetësues për banorët, turistët dhe pushuesit. Po kështu edhe strukturat e Policisë së Shtetit kanë detyra dhe përgjegjësi esenciale për zbatimin e plotë të ligjit”, theksoi Noka.
Kreu i Ministrisë së Brendshme, tha se duhet të merren masa të menjëhershme për zbërthimin ne detaj të Aktit, prefektët si drejtues të Task Forcës të fillojnë urgjentisht nga puna, të identifikohet subjektet që gjenerojnë zhurma, të ushtrohet kontrolle të vazhdueshme. Gjithashtu, ai kërkoi që Policia e Shtetit të zbatojë me urgjencë detyrat e ngarkuara, teksa drejtuesit e strukturave të policisë vendore të vihen në dispozicion të plotë të Task Forcës në çdo prefekturë.
“Nëse ata do të anashkalojnë zbatimin e ligjit, duhet të dinë mirë se, ligji nuk ka për t’i anashkaluar aspak ata. min që kanë drejtuesit e strukturave përkatëse, të gjithë së bashku do të bëjmë përpjekjet e duhura për të arritur synimet e përcaktuara. Ju kërkoj edhe një herë që të marrim angazhimet dhe përgjegjësitë që na takojnë dhe në funksion të zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 587 dhe Aktit Normativ”, tha Noka. /Start/
2012-07-30 15:00