E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vatra zjarri në Sarandë, në rrezik banesat e kisha

SARANDË- Dy vatra zjarri kanë rënë sot në Sarandë. Njëra mësohet të ketë rënë në veri të qytetit bregdetar në lagjen ‘Baba Rexhep’, ku janë në rrezik edhe banesat aty pranë, ndërsa vatra tjetër ka rënë në fshatin Aliko.

Mësohet në forcat zjarrfikëse kanë shkuar tashmë në lagjen ‘Baba Rexhep’ dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në fshatin Aliko zjarri ka një përhapje të madhe, ku janë djegur deri në këto momente rreth 2 mijë rrënjë ulliri, ndërsa flakët kanë vënë në rrezik banesat dhe kishën e fshatit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›