Inspektimi në Apel, raporti del pozitiv
09/08/2011 Në skaner dosjet e periudhës 2007–2010, kontrolli i nxjerr të pastra dhe vlerëson pozitivisht punën
Evidentohen shkelje të lehta procedurale, për asnjë prokuror s’do të ketë ndjekje disiplinore
TIRANE- Dosjet e Prokurorisë së Apelit në Tiranë i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm nga inspektorët e Drejtorisë së Inspektimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Materiali që është bërë objekt hetimi, duket se u përket viteve 2007–2010, ku mijëra dosje kanë kaluar në skanerin e inspektorëve. Si rezultat i këtij kontrolli, mësohet se katër inspektorët pak kohë më parë kanë përpiluar raportet personale mbi shkeljet dhe problematikat e hasura në dosjet penale që janë ndjekur në gjykatë nga prokurorët e Apelit në Tiranë. Sipas raporteve të gjykimit të inspektorëve, dosjet e bëra objekt hetimi relativisht nuk kanë pasur shkelje dhe përfaqësimi i akuzës në gjykatë ka qenë në standarde të pëlqyeshme. Sipas burimeve, ka pasur dhe procedime penale ku përfaqësuesit e akuzës së Apelit nuk e kanë kryer maksimalisht detyrën, por sërish në krahasim me prokuroritë e shkallës së parë ajo e Apelit të Tiranës është vlerësuar me nota maksimale në raportin e Drejtorisë së Inspektimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Burimet shtojnë se shkeljet janë të pakta dhe të natyrës procedurale që cilësohen shumë të lehta në terma juridike dhe për pasojë për asnjë nga prokurorët që kanë ushtruar detyrën e tyre gjatë periudhës 2007–2010 nuk do të propozohet për procedim disiplinor. Raportet me arsyetimin e çdo inspektori do t’i dorëzohen Drejtorisë së Inspektimit, e cila më pas njeh kryeprokuroren Ina Rama me konkluzionet përfundimtare të këtij inspektimi. Në rastet kur ekzistojnë shkelje të rënda të evidentuara në raportet e inspektimit, kryeprokurorja Rama nxjerr urdhrin për ndjekje disiplinore të prokurorit të kapur me shkelje. Ndjekja disiplinore në vetvete është një masë administrative, ku prokurorit-fajtor i duhet të japë pretendimet e tij përpara shtatë anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme. Procedura ligjore u lejon 7 anëtarëve t’i drejtojnë pyetje prokurorit të proceduar, ndërsa këtij të fundit ligji i jep të drejtën e mbrojtjes nëpërmjet një avokati. Mes shtatë anëtarëve ndodhet dhe kryetari, i cili, ashtu si një gjyqtar, bën drejtimin e mbledhjes duke u dhënë fjalën anëtarëve që kërkojnë të bëjnë pyetje rreth shkeljeve të konstatuara ndaj prokurorit të proceduar. Pas dëgjimit të mbrojtjes shtatë anëtarët e këshillit, që i ngjasojnë një gjykate të vërtetë, tërhiqen për dhënien e vendimit, duke përcaktuar shkarkimin ose jo të prokurorit të kapur me shkelje. Në shumë raste prokurorët janë shkarkuar, por ka dhe raste kur disa prej këtyre “fajtorëve” kanë mundur të qëndrojnë në detyrë, duke u dënuar vetëm me një masë administrative.
Të drejtat e inspektimit nga drejtësia
dhe pikat e kontrollit që i lejon neni 56
Me reformimin e ligjit për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, kjo e fundit është e detyruar t’u nënshtrohet kontrolleve edhe nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë. Në nenin 56 të ligjit për prokurorinë përcaktohen qartë detyrat e inspektorëve për ushtrimin e kontrolleve në të gjitha shkallët e prokurorive. Objekti i kontrollit të Ministrisë së Drejtësisë në organin e prokurorisë është ndjekja e ecurisë së çështjeve që përmbahen në rekomandimet vjetore të dhëna nga Këshilli i Ministrave për luftën kundër kriminalitetit, respektimi i afateve të hetimit, respektimi i afateve të paraburgimit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të subjekteve të procedimit penal dhe në veçanti të të ndaluarve dhe të arrestuarve. Por objekt i inspektimeve janë dhe shumë pika të tjera. Në fund të çdo inspektimi Ministria i jep rekomandimet e nevojshme kryeprokurorit.
Sherri Prokurori–Ministri
Ndryshimet ligjore të bëra në ligjin për prokurorinë kanë krijuar dhe një hendek mes Prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Kjo për shkak se pas çdo inspektimit të kryer nga inspektorët e kësaj të fundit, Prokuroria nuk beson shumë mbi objektivitetin e inspektimit dhe rekomandimet e dhëna nga Ministria. Për pasojë, organi i akuzës urdhëron që pas inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë dosjet t’i nënshtrohen edhe një herë tjetër inspektimit të Prokurorisë për të verifikuar me imtësi objektivitetin e kontrollit mbi shkeljet e gjetura. Raste të tilla kanë ndodhur në prokurorinë e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Elbasanit etj.