Elbasan sekuestron 500 rrënjë cannabis sattiva
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka sekuestruar sot 500 rrënjë bimë narkotike të llojit cannabis sattiva, në kuadër të një operacioni të koduar “Ara e Fermës”.
Burime të Policisë bënë të ditur se, “gjatë orëve të mesditës struktura të Policisë si edhe efektiva të sektorit të antidrogës, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit, duke sekuestruar 500 rrënjë bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva”.
Po sipas Policisë, bima narkotike u gjet dhe u sekuestrua në fshatin Dragot Fermë, si dhe u bë arrestimi i personit përgjegjës si kultivues dhe shpërdarës së saj, shtetasit Shahim Paja, 50 vjeç, me banim në fshatin Lisaj të komunës Kajan.
Mësohet se lënda narkotike u gjet e mbjellë brenda një are me misër, ku 50 vjeçari e kishte gati për t’a kultivuar.
(m.a/BalkanWeb)