E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vetë arrestohen në flagrancë, vidhnin makina

Durrës-Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur një makinë mbrëmë në orët e vona. “Trekëndëshi”, operacioni i koduar policor arrestoi  2 hajdutët pas shqetësimeve të përsëritura, të paraqitura nga qytetarët në polici.

 Ata kishin dëmtuar në shumë raste disa mjete duke u thyer xhamat dhe duke marrë gjërat që ndodheshin në brendësi të tyre si dokumentat e lekët që gjenin. E. K. 21- vjeç dhe E. H.17 vjeccar  u arrestuan në momentin kur me maska në kokë dhe vegla në dorë po tentonin të vidhnin me thyerje një autoveturë “ Benx”250 me targa të huaja.

Dy adoleshtët ishin nga Sukthi i Durrësit dhe kishin vetëm arsimin fillor. Atyre iu janë dokumentuar përveç rastit flagrant edhe tre vjedhje të tjera  të kryera me të njëjtën mekanizëm. Nga kontrolli në banesat e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjaft pajisje që ato vidhnin nëpër makina, në qytetin e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›