E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers kritikon Berishën ballë për ballë

Tiranë - Ambasadori amerikan Xhon Withers ka kritikuar sot Kryeministrin Sali Berisha për konfliktin e fundit qeveri-prokurori. Gjatë një takimi që kanë patur  për Projektin e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, diplomati ka kërkuar që ekzekutivi të mos ndërhyj në punët e drejtësisë.

Ai shfaqi shqetësim edhe për veprimet e Ministrisë së Brendshme dhe të asaj të Drejtësisë. "Ne e konsiderojmë serioze demokracinë, me vepra dhe jo me fjalë", u shpreh Withers. Sipas tij, hetimi i Prokurorisë nga Kuvendi do të thotë cënim i demokracisë së një vendi. “Jam i shqetësuar për demokracinë në Shqipëri”, shtoi më tej Withers.

Vetëm një ditë më parë ambasadori amerikan doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeprokuroren Ina Rama, për të cilën shprehu admirim për punën që po bën. Duke uruar prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, për kontributin e dhënë në mbrojtje të institucionit që drejton ndaj presioneve politike, Withers i ka dhënë asaj dje mbështetje të hapur për hetimin e disa prej çështjeve më të vështira dhe më të debatueshme që ka njohur ndonjëherë Shqipëria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›