E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatët e Fazlliç mbërrijnë në Tiranë

Tiranë- Mbërrijnë në Tiranë avokatët e Damir Fazlliç. Dy avokatë, mbrojtës ligjorë të Fazllic kanë zhvilluar sot një takim në Prokurorinë e Tiranës, me një nga prokurorët e çështjes, në ngarkim të klientit të tyre.

Sipas burimeve, mësohet se ata zbritën në aeroportin e Rinasit dhe menjëherë iu drejtuan ambienteve të Prokurorisë së Tiranës për një takim lidhur me cështjen në fjalë.

Në këtë takim, avokatët kanë qenë të shoqëruar edhe nga avokati shqiptar, Genc Gjokutaj, që është vënë në mbrojtje të Fazllic, menjëherë pasi prokuroria nisi hetimet ndaj tij me akuzën e pastrimit të parave. Ende nuk dihet se çfarë është diskutuar në zyrën e prokurorit të çështjes, pasi avokatët nuk kanë dashur të bëjnë asnjë deklaratë për mediat, për të informuar rreth takimit.

Mësohet se ata janë njohur nga afër me akuzën e ngritur ndaj klientit të tyre dhe kanë dorëzuar disa dokumentacione, që kanë lidhje me këtë hetim.

Mbërritja e tyre në Tiranë, vjen pak ditë pasi Prokuroria deklaroi zyrtarisht nisjen e hetimeve për serbo-boshnjakun, Fazllic, çështja e të cilit shkaktoi edhe përplasjen e fortë mes qeverisë dhe prokurorisë, pasuar me reagime të ashpra edhe nga faktori ndërkombëtar.

*** 

Prokuroria shpalli zyrtarisht hetimet për Damir Fazllic, në datën 8 tetor, por vetëm pak orë pas largimit të tij nga Shqipëria.

Serbo-boshnjaku me pasaportë angleze Damir Fazlliç, i shumëpërfolur për lidhjet e tij me kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Jashtëm Lulëzim Basha ishte sot në Tiranë dhe u largua menjëherë pasi dha një intervistë për një televizion kombëtar pranë qeverisë, si të ishte duke bërë ndonjë test për gadishmërinë e prokurorisë shqiptare.

Burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës, konfirmuan në orët e pasdites tw 8 tetorirt së seksioni i task-forcës së luftës kundër krimit ekonomik pranë prokurorisë së Tiranës ka filluar hetimet kryesisht.

“Sot u regjistrua procedimi penal dhe kanë nisur kryesisht hetimet nga prokuroria e Tiranës. Hetimet po kryhen rreth fakteve që kanë dalë dhe janë publikuar për shtetasin Damir Fazlliç. Kaq koment kemi deri më tani”,-u shpreh zëdhënësja për shtyp e zyrës së Prokurores së Përgjithshme, Holta Zhiti.

Ndërkaq, pyetjes së “Shekullit” se pse nuk është ndaluar dhe marr në pyetje shtetasi Damir Fazlliç, zëdhënësja e Ina Ramës u shpreh e “ndalimi dhe marrja e tij në pyetje është në vlerësim të prokurorëve të çështjes”-tha ajo.

Ndërkohë, burime të rezervuara pranë organit qendrorë të akuzës të cilët nuk dëshironin të identifikohen, u shprehën për “Shekullin” se “Prokuroria e Tiranës, nuk mund të regjistroi procedimin penal pa u konsumuar të gjitha masat administrative nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Drejtoria e Tatimeve në kryeqytet nuk kanë kryer asnjë veprim administrativë në lidhje me mos pagimin e taksave nga firmat e ngritura dhe shitura nga shtetasi Damir Fazlliç.

Fillimi i hetimeve paraprake nga prokuroria e kryeqytetit, konkretisht nga njësia-task-forcës është bërë për të ulur tensionet dhe akuzat drejtuar prokurorisë për mos fillimin e hetimit të kësaj çështje të shumë përfolur në media”,-tha një nga drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›