Kriza, Abramovich shtyn dasmën: Ska kohë për festa
Kriza financiare godet edhe super të pasurit: sipas një tabloidi moskovit, Roman Abramovich, miliarderi më i famshëm i kronikës mondane ka vendosur të shtyjë dasmën e tij me modelen Daria Zhukova, që duhet të celebrohej gjatë këtyre ditëve.
Këtë fakt e ka thënë një mikeshë e nuses. Abramovich ka thënë në mënyrë të prerë se “ nuk është rasti të organizohen festa”. Në fakt ka zëra që flasim se ai së fundi është shumë i zënë me detyrimet për të shpëtuar pasurinë e tij nga furtuna financiare që ka godituur gjithë botën.
Sa për festa për dasmën e tij, miliarderi rus kishte në progrma të zhvillohen, jo pak, por plot gjashtë në gjashtë qytetet të ndryshme, mes të cilave në Moskë dhe Nju Jork. Të ftuarit ishin pa ‘hesap’, pasi sipas listave paraprake numri i tyre ishte jashtëzakonisht i madh.
Vetëm fustani i të bukurës Daria, firmato Cavalli, kushton 250.000 euro. Daria, ndërkohë i ka siguruar mikeshat e saj se e ka kuptuar farë mirë arsyetimet që ka bërë i fejuari dhe nuk ka asnjë lloj shqetësimi për shtyrjen e martesës.
Ndoshta, edhe sepse si mësohet nga zërat mes miqve, shtyrja e dasmës nuk është në pafundësi. Çifti, sipas të afërmve të tyre e kanë gjithsesi në plan të kurorëzojnë lidhjen e dashurisë brenda vitit.