Dy vetëvarsje brenda natës
Autori i Lajmit: red.
Dy vetëvarje kanë ndodhur në një hark kohor prej rreth një ore nga njëra-tjetra mbrëmjen e së mërkurës. Një 23-vjecare nga fshati Qukës të Librazhdit, e martuar në Belsh, u gjet e varur në tualetin e banesës së saj. Burime të spitalit Belsh, bëjnë të ditur se “23-vjeçarja Genta Çela ka humbur jetën gjatë kohës që familjarët e saj e kanë dërguar për në spitalin e Belshit”. Ndërsa i njëjti fenomen ka ndodhur në fshatin Joronisht të Komunës së Zavalinës. 49-vjeçari Jakov Kushta, me banim në fshatin Gjergjan të rrethit të Elbasanit, është gjetur i vetëvarur në korridorin e banesës së prindërve të tij në fshatin Joronisht, ku kishte shkuar për vizitë. Për të dyja rastet policia po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjeve të rënda, si dhe përcaktimin e shkaqeve të dy vetëvarjeve ndodhur brenda një nate. Fenomeni i vetëflijimit në qarkun e Elbasanit është shtuar ndjeshëm kohet e fundit.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008