E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohet me pistolet, pranë shtëpisë së tij 29 vjecari

Autori i Lajmit: red.
Ekzekutohet me armë zjarri pranë shtëpisë së tij një 29 vjeçar nga qyteti i Elbasanit. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të ditës së enjte, 100m larg shtëpisë ku banonte në lagjen “Kala” të qytetit. Burime të policisë bëjnë të ditur se Erjon Isai, banues në lagjen “Kala”, ka gjetur vdekjen pas një atentati të kryer nga persona ende të paidentifikuar. Po sipas të njëjtit burim mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja pistolete, të cilat janë sekuestuar në cilësinë e provës materiale dhe janë dërguar për ekspertizë në laboratorin kriminalistik. Ndërkohë që ende nuk bëhen të ditura shkaqet që çuan në vrasjen e 29-vjeçarit. Policia po punon për kapjen e autorit si dhe zbardhjen e rrethanave të vrasjes misterioze. Të afërm të viktimës kanë deklaruar në polici se nuk kishin asnjë konflk, madje kanë pohuar se dhe djali i tyre nuk kishte probleme.

Ky lajm është publikuar: 25/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›