E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot zbret në fushëSpanja, Zvicratenton bllofin

JOHASNESBURG-Spanja do ta nisë sot në orën 16.00 aventurën e saj në Botërorin e Afrikës së Jugut, duke u ndeshur me Zvicrën e drejtuar nga Otmar Hitcfeld. Në plan të parë duket si një ndeshje e lehtë për kampionët e Evropës, por trajneri Vicente Del Boske ka kërkuar kujdes, duke parë aftësitë mbrojtëse të helvetikëve. "Është debutimi im në një Botëror, megjithatë kam mjaftueshëm eksperiencë në botën e futbollit për të ditur se çfarë do të thotë, - deklaroi trajneri i Spanjës. - E rëndësishme është që futbollistët dhe trajneri të jenë të përgatitur". Për teknikun spanjoll pritet që të jenë të gatshëm Fernando Torres dhe Andres Iniesta, sidomos ky mesfushori i Barcelonës. "Më duhet të flas fillimisht me stafin mjekësor, - tha Del Boske. - Iniesta është stërvitur rregullisht dje dhe sot, por nuk mund të mendoj vetëm për Zvicrën, pasi kemi një Botëror për të luajtur dhe nuk dua të humb asnjë nga futbollistët që kam këtu. Po Torres? Është në gjendje për të luajtur. Nëse Andres nuk luan, opsionet janë Mata, Pedro e Navas", sqaroi trajneri i "demave". Sipas Del Boskes, do të ketë probleme nëse nënvlerësohet Zvicra. "Askush nuk pret që ta ketë zgjidhur ndeshjen gjysmë ore përpara, - u shpreh tekniku i Spanjës. - Anglia dhe Italia patën probleme të mëdha në debutim. Ndeshja e parë është gjithnjë e komplikuar. Pastaj, Zvicra më shumë se një kombëtare është një skuadër", shto Del Boskke. Ndërkohë Zvicra nuk pranon ta nisë si e humbur ndeshjen e sotme përballë Spanjës, teksa skuadra e drejtuar nga Otmar Hitcfeld gëzon një formë mjaft të mirë në mbrojtje. "Ne synojmë të luajmë një ndeshje të madhe, - deklaroi Hitcfeld. - Spanjollët e lëvizin shumë topin dhe vrapojnë mjaft. Na duhet të mbrojmë me shumë njerëz dhe të luajmë me kundërsulm. Kjo është e vetmja mënyrë që të mund t'u bëjmë keq spanjollëve", shtoi ai.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›