Gjirokastër,turistëtvërshojnë drejtshtëpisë së Enverit
GJIROKASTER -Nuk është gabim që një dhomë e Muzeut Etnografik që gjendet në shtëpinë ku ka lindur Enver Hoxha, të ekspozojë objekte origjinale të vetë atij. "Turistët e huaj janë tepër të interesuar për këtë dhe kanë një kuriozitet të madh", - kështu citon sot Gazeta Shqiptare, drejtoresha e Muzeumeve të këtij qyteti, Teuta Kallajxhi.
Duke pohuar se interesi për banesën e ish-diktatorit është i madh, e kësisoj shumë turistë vërshojnë drejt saj, ajo ka propozuar dje gjatë një konference mbi muzeumet, që objekte të mbajtura nga Hoxha të jenë pjesë e Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, ku kohë më parë ishte shtëpia e tij. Gjatë takimit të djeshëm u tha se muzeumet e Gjirokastrës duhet të dalin nga 'muzeu' ku janë mbyllur dhe të kthehen në qendër të identitetit dhe të ndriçimit të historisë sonë, që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Teuta Kallajxhi, drejtoreshë e Muzeumeve në Gjirokastër tha se pas viteve '90, nga 7 muzeume që kishte Gjirokastra kanë mbetur vetëm dy. Sipas saj, qyteti vizitohet nga shumë turistë, por atyre iu ofrojmë shumë pak nga historia jonë. Kallajxhi tha se "pasuri të rralla si parzmore, shpata, këmisha hekuri 3-mijëvjeçare apo pushkë e kubre mbi 250-vjeçare qëndrojnë të paekspozuara nga indiferenca e shtetit. Pas viteve '90 historia jonë duket se po 'fshihet' dhe askush nuk do t'ia dijë".
(d.b/BalkanWeb)