Lipi: është shpejt për ta quajtur Botëror mediokër
JOHANESBURG-Ishin 19 milionë italianë që ndoqën të kaltërit nga televizori në ndeshjen me Paraguajn. "është një gjë shumë e bukur, - thotë Marçelo Lipi, - shpresojmë ta shpërbejmë gjithë këtë besim. Barazimi i së hënës në mbrëmje në Kejp Taun i ka lënë të kënaqur italianët, që kanë parë se skuadra e tyre ka jo pak rritje në krahasim me ndeshjet miqësore të luajtura deri tani. "Po, më pëlqeu impakti ynë i parë me Botërorin, - deklaroi Lipi. - Jam i kënaqur nga 70 % e skuadrës. Jemi duke u rritur nga ana atletike dhe do të rritemi akoma në të gjitha aspektet. Pashë shumë gjëra pozitive në ndeshjen me Paraguajn. Nuk ishte e lehtë për ne, sepse kishim 7 debutantë në këtë kompeticion. Veç të tjerash, nuk kam parë perfeksion as në skuadrat e tjera të këtij Botërori. Mos harroni se rrezikuam më shumë 4 vjet më parë ndaj Ganës sesa ndaj Paraguajt. Por, duhet të ishim pak më efikasë përpara portës. Gjithsesi, kjo ndeshje më dha besim", u shpreh trajneri i kombëtares italiane. Problemi më i madh për Italinë duket sulmi, pasi as Xhilardino e as Iakuinta nuk ishin të rrezikshëm. "Do të përmirësohemi kur të përmirësohen kushtet fizike. Kjo nuk varet nga moduli, pasi kemi provuar 2-3 të tillë gjatë këtyre ditëve. Ndeshjet nisin në një mënyrë, vazhdojnë në një tjetër dhe përfundojnë në një tjetër. Pirlo? Me Zelandën e Re nuk do të luajë", deklaroi Lipi. Xhilardino ndërkohë ka 77 ditë që nuk shënon gol. "As që e dija këtë, - shprehet trajneri italian. - Nuk jemi të gjithë në maksimum, unë di që nuk ka shënuar në 15-20 ditët që jemi bashkë".
Botërori
Lipi më pas ka analizuar edhe Botërorin e Afrikës së Jugut, duke mos preferuar ta quajë mediokër. "është më i forti në Botë. Mendoj se duhet të presim përpara se ta quajmë një Botëror mediokër, pasi diferencën do ta bëjnë pikërisht këta kampionë. Në 3 ndeshjet e para të vitit 1982 Paolo Rosi nuk e kishte prekur kurrë topin, më pas shpërtheu dhe u bë një lider. Të presim paktën 3 ditë përpara se të bëjmë gjykime", u shpreh Marçelo Lipi. Në Kejp Taun pati pak tifozë italianë në shkallët e stadiumit dhe kjo duket se lidhet me mungesën e mjeteve logjistike. "Për këto probleme nuk janë as familjarët tanë, por shpresoj që t'i shohin ndeshjet nga televizori. Ka edhe nga ata tifozë që nuk kanë ardhur për arsye të tjera, ndoshta edhe për 15 ditët jo të mira që i paraprinë turneut". Në fund, çështja që i shqetëson të gjithë këtë botëror: vuvuzelat! "Një orë para ndeshjes, në stadium ishin 10 mijë vetë dhe zhurma ishte njësoj si në momentin kur u futën 60 mijë. Ndoshta disa altoparlantë bëjnë zhurmë në fund. Por, është e vërtetë se disa nga futbollistët nuk dëgjojnë në fushë ato çfarë u them, të paktën nga larg", deklaroi tekniku italian.
(d.b/GSH/BalaknWeb)