E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi qeveria e re gati,kryeministër betohet Samaras

Antonis Samaras, lideri I Demokracia e Re është kryeministri I ri I Greqisë I dalë pas zgjedhjeve të së dielës. Samaras bëri betimin si Kryeministër i qeverisë, në prani të kryepeshkopit Jeronimos.
Më herët lideri I demokracia e re Antonis Samaras mori mandatin e kryeministrit nga presidenti i Republikës, pasi e informoi ate për marrëveshjen e arritur mes tri partive për krijimin e qeverisë së koalicionit.
“Ju mandatoj per krijimin e qeverise se re. Ju uroj sukses, sepse problemet qe keni perpara jane te shumta”,tha presidenti karolos papulias. Samaras premoti se qeveria e qendrueshme e koalicionit, do t’i japë vendit stabilitet.
Ndërkohë liderët politikë në kanë shprehur besimin se gjithcka është gati. Dje në mbrëmje ka përfunduar dhe lista e emrra që do të jetë në qeveri ka theksuar lideri i socialistëve Evangelos Venizelos pas takimit me samaras.
“Greqia ka një qeveri dhe ky mesazh do të shkojë nesër në Eurogroup nëpërmjet ministrit të financave Jorgos Zanias”, tha venizelos. Edhe Fotis Kouvelis lideri i partisë e majta demokratike tha se tri palët e përfshira në qeveri kanë formuar një marrëveshjes kornizë dhe ndërsa priten të njoftohet përbërja e qeverisë së re.
“Vendi duhet të ketë qeveri, vendi duhet të përfaqësohet nga politika është kjo ajo që ka rëndësi dhe Kërkesa jonë e madhe “ tha Kuvelis.
Qëllimi është të krijohet një qeveri e shpëtimit kombëtar afatgjatë, e vogël me 15 ministra e 20 zëvendësministra dhe e bazuar mbi dy shtylla: mbajtjen e vendit në euro dhe rinegociim të memorandumit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›