“Dy vjet nga nënshkrimi i MSA-së”, politika rikonfirmon konsensusin për reforma të thella
Dy vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, klasa politike në vend ka hedhur një hap tejet pozitiv duke lënë pas të gjitha mëritë pushtetare të ushqyera prej disa vitesh me radhë, nga eksponentë të mercenarizuar dhe të destinuar për të shkaktuar destabilizim dhe paqendrushmëri politike. Dy vjet nga nënshkrimi i MSA-së, roli i Kuvendit të Shqipërisë”, në hotel “Tirana International”, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarit të opozitës, Edi Rama dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta. Në fjalën e tyre, të pranishmit shprehën vullnetin për thellimin e reformave, me qëllim plotësimin e standardeve për anëtarësim në BE. Kryeministri Berisha rikonfirmoi angazhimin e qeverisë në përmbushjen e dy objektivave madhore, anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO dhe finalizimin e MSA-së me BE-në. Ai vlerësoi klimën politike pozitive në vend, ku qeveria dhe opozita kanë marrë përsipër përgjegjësi të mëdha për reforma të thella. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që hapi punimet e kësaj Konference, theksoi mes të tjerash rolin e Kuvendit në kryerjen e reformave të thella legjislative, që i hapën rrugën nënshkrimit të MSA-së dhe marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO. Kryeparlamentarja Topalli nënvizoi, se nënshkrimi dhe ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe ftesa për anëtarësim në NATO ishin përgjigje e reformave të vështira, por të domosdoshme që Shqipëria ka ndërmarrë. “Kuvendi, si forca kryesore drejtuese e ndryshimeve thelbësore, i frymëzuar dhe i angazhuar edhe më shumë pas marrjes së ftesës së NATO-s, kësaj radhe mori përsipër një tjetër histori suksesi - atë të reformës kushtetuese. Në historinë tonë të pluralizimit është hera e parë që reforma të këtij dimensioni merren me një konsensus kaq të gjerë”, vuri në dukje, Kryetarja e Kuvendit, duke theksuar se reformat janë mënyra e re, persistente e të menduarit dhe të vepruarit. Ndërsa, nga ana tjetër, kryeministri Sali Berisha deklaroi se “anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO dhe finalizimi i MSA-së përbëjnë dy objektivat madhore të këtij viti, ndaj dhe garantoj se qeveria do të bëjë çdo hap dhe çdo reformë për finalizimin me sukses të këtyre objektivave”. Shefi i ekzekutivit, tha se Shqipëria ka bërë hapa dhe përpjekje të mëdha për sa i përket përafrimit dhe integrimit me BE-në, madje Komisioni Europian vlerëson se partnershipi në qershor të 2006 i MSA-së, implementimi i saj dhe i marrëveshjes së ndërmjetme është në tërësi një histori suksesi për vendin tonë, e cila është tërësisht e bazuar në zbatimin e reformave. Në këtë drejtim, Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të reformave të ndërmarra deri tani nga qeveria, të cilat sipas tij “e kanë bërë Shqipërinë një burim frymëzimi për vendet e tjera të rajonit”. Kryeministri theksoi se, reformat e kanë shndërruar Shqipërinë në vendin me barrën fiskale më të ulët në Europë dhe në njërin nga vendet me lirinë fiskale më të madhe në botë”. Duke vlerësuar kontributin e opozitës në votimin e ndryshimeve kushtetuese, Kryeministri Berisha u shpreh se “me opozitën na ndajnë 1100 çështje programore, por na bashkojnë të gjitha parimet e mëdha të shtetit të së drejtës, të projekteve të integrimit në NATO, të projekteve të integrimit në BE”. Sipas Kryeministrit Berisha “liberalizimi i vizave përbën një objektiv madhor për qeverinë, ndaj dhe shpresoj se Komisioni Europian dhe vendet anëtare me plotësimin e kritereve nga ana e Shqipërisë do t’i përgjigjen kësaj dëshire të qytetarëve shqiptarë”. “Shqipëria është e gatshme të nënshkruajë dhe firmosë me çdo vend anëtar të BE-së, çdo marrëveshje e cila rrit sigurinë dhe mundëson një luftë perfekte kundër krimit të organizuar, në mënyrë që vendet mike të shpejtojnë procesin e liberalizimit të vizave”, tha më tej, Kryeministri Berisha. Kryeministri Berisha garantoi, se “detyrimi më madhor i kësaj qeverie është të bëjë çdo përpjekje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në të cilin qytetarët shqiptarë të flasin me votën e tyre njëlloj si qytetarët europianë”.
Rama: Bashkëpunimi ynë me mazhorancën, vullnet i përbashkët për integrimin në NATO dhe BE/Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha dje, në konferencën e zgjeruar organizuar në Tiranë, se opozita mbështet “maxhorancën, kur është fjala për axhendën kombëtare të demokrazimit, të modernizimit dhe të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe BE, sepse ky proces, është apiratë e përbashkët e gjithë shqiptarëve pa dallim bindjesh politike përkatësie partiake. “Për të nxjerrë Shqipërinë nga varfëria dhe prapambetja, opozita duhet të jetë fuqia që ndikon pozitivisht në të sotmen, duke dialoguar për thellimin e reformave të demokratizmit, me qëllim luftimin e korrupsionit”, tha ai. Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se “rëndësia e bashkëpunimit politik në stadin e ri të reformave, është tepër e nevojshme, ndaj për këtë arsye dy partitë e mëdha duhet të bashkëpunojnë ngushtë me qëllim arritjen e aspiratave tona”.
Rama tha, se “Shqipëria e 17 viteve, si pasojë e një politike destruktive, i ka kushtuar shumë jo vetëm shqiptarëve, por edhe taksapaguesve europianë dhe përgjegjësia e opozitës në lidhje me detyrimet e Shqipërisë për t’u integruar e plotë në BE dhe NATO, është një përgjegjësi për të ardhmen, për të mbështetur aspiratat e përbashkëta të shqiptarëve pa dallim bindjesh politike e përkatësish partiake. Kryesocialisti tha gjithashtu se “bashkëpunimi ynë me maxhorancën nuk tregon asgjë tjetër përveç se vullnetin e përbashkët, për të realizuar aspiratat e përbashkëta të qytetarëve në rrugën e integrimit dhe ky vullnet dha konsensusin më të lartë për integrimin në NATO dhe BE”.
Ndërkaq, kreu i komisionit parlamentar për Integrimin, Ilir Meta, u shpreh se ky komision ka bërë një punë mjaft të mirë, vecanërisht për cështjen në fjalë.
“Falënderoj Prezencën e OSBE-së për projektin në mbështetje të Parlamentit dhe Komisionit të Integrimi. Synimi ka qenë gjithmonë për të lidhur më shumë MSA-në me grupet e interesit”, tha Meta.
Lohan: Marrëveshja mes forcave politike, e rëndësishme për plotësimin e standardeve për antarësim në BE/Sfida e ligjvënësve shqiptarë sot është e dyfishtë, të ndërtojnë dhe ruajnë konsensusin politik, një kusht ky që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim –Asociimit. Kështun është shprehur dje Ambasadori i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmuth Lohan. Në fjalën e mbajtur në konferencën e zgjeruar me temë “Dy vjet nga nënshkrimi i MSA-së, roli i Kuvendit të Shqipërisë”. Kreu i KE-së, e vlerëson ‘si shumë të rëndësishëm dhe aspak paradoksal’ konsensusin politik mes palëve, të arritur lidhur me reformën në drejtësi dhe atë elektorale”. “Unë nuk shikoj asgjë paradoksale tek konsensusi politik, pasi dhe përvoja e vendeve anëtare të BE-së, para kësaj, ka shfaqur një shkallë të lartë konsensusi. Marrëveshja mes forcave politike në maxhorancë dhe opozitë, për legjislativin, është shumë e rëndësishme, por jo e mjaftueshme. I rëndësishëm është zbatimi i legjislacionit, pasi kështu arrihet plotësimi i standardeve për anëtarësim në BE”, nënvizoi Ambasadori Lohan.
Bosch: Integrimi i Shqipërisë, proces mbi dallimet partiake/Ambasadori i Prezencës së OBSE-së, në Tiranë Robert Bosch vlerësoi dje se “çështja e integrimit europian të Shqipërisë del mbi çdo lloj dallimi partiak afatshkurtër”. Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën “Dy vjet nga nënshkrimi i MSA-së - roli i Kuvendit”, ambasadori i OSBE-së nënvizoi rëndësinë e procesit të integrimit në BE, i cili ndikon në “zhvillimin e mëtejshëm social dhe ekonomik të vendit dhe në rritjen e standardeve të qytetarëve”. Nisur nga zhvillimet e fundit në vend, ai shprehu bindjen se konsensusi politik i kohëve të fundit do të ndiqet edhe në muajt në vazhdim dhe nga kjo do të shihen arritje konkrete. Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bërë pjesë e familjes europiane. “Nënshkrimi i MSA-së, dy vjet më parë ishte fryt i përpjekjeve të ndërmarra nga disa qeveri shqiptare, ashtu sikurse ishte dhe fryt i frymës së aspiratave të gjithë popullit shqiptar. Programi i reformave tani po implementohet duke u bazuar në një sërë objektivash të qarta, megjithatë mbetet shumë për t’u bërë në fushën e reformës në drejtësi, reformës zgjedhore dhe luftën kundër korrupsionit”, nënvizoi Ambasadori Bosch
Ambasadorja Daviet: Shpresojmë që së shpejti Shqipëria të përfundojë procesin e ratifikimit të MSA-së/Konferencën e përshëndeti edhe Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Maryse Daviet, duke vlerësuar proçesin e reformave, kryesisht duke u përqëndruar në konsesusin e gjetur për reformën kushtetuse. “Këtë reformë që, ashtu si në vendin tim, u bë me një konsensus mes mazhorancës dhe opozitës. Tashmë Shqipëria po ecën drejt BE-së dhe shpresojmë që së shpejti të përfundojë i gjithë procesi i ratifikimit nga parlamentet kombëtare të vendeve”, tha ambasadorja Daviet.
Ajo nxiti bashkëpunimin mes forcave politike në procesin e reformave në sistemin elektoral dhe atë të drejtësisë. “Reformat kërkojnë sakrifica, por të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë. Reformat shpesh nuk janë të përkrahura dhe nuk bëhen thjesht për të kënaqur BE-në, por për të arritur qëllimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE-së. Franca gjatë Presidencës së radhës së BE-së, do të mbështesë perspektivën europiane të Shqipërisë dhe të Ballkanit”, përfundoi znj. Daviet. Mbi tema të tjera të konferencës folën edhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile e komunitetit të biznesit.