E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vjet shumë

EULEX vazhdon të hetojë disa prej rasteve që cilësohen të rënda, pa ngritur ende aktakuza. Zyrtarët e këtij misioni thonë se janë brenda afateve ligjore. Avokatët e rasteve të Ministrisë së Transportit, Kleçkës dhe Guvernatorit ankohen se periudha prej dy vjetësh është shumë e gjatë për të kuptuar nëse një person do të akuzohet apo të lirohet nga hetimet. Nga Jeton Musliu më 19 korrik 2011 në ora 07:47

cilësohen të rënda, edhe më tej vazhdojnë. Ende nuk dihet se kur mund të pritet ngritja e aktakuzave ose edhe pushimi i hetimeve nga prokurorët, në rast se nuk gjenden fakte të mjaftueshme. Megjithëkëtë, hetimet në çështjet si “Kleçka”, ish-Ministria e Transportit apo ajo e ish-guvernatorit Hashim Rexhepi, duket se edhe më tej janë brenda afatit ligjor.

“Afati ligjor për ngritjen e një aktakuze për këto çështje është 24 muaj. Hetimet janë duke vazhduar brenda këtij afati, i cili do të respektohet”, thotë Blerim Krasniqi, një nga zëdhënësit e EULEX-it.

Ai nuk është në gjendje të tregojë nëse pritet të ngrihen akuza për rastet veç e veç apo personat që dyshohen do të lirohen nga hetimet, ngase këto janë çështje për të cilat vendos prokurori i rastit.

Rasti MTPT

Fatmir Limaj duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) më 20 shtator, për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit të çështjes.

Sipas Tahir Rrecajt, avokatit të tij, Limaj pritet të japë shpjegime lidhur me kohën kur ka qenë në krye të Ministrisë së Transporteve dhe t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›