Sivjet gjithsesi udhërrëfyesin
Qeveria e Kosovës beson se brenda këtij viti do ta marrë nga Bashkimi Europian udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Gjithashtu, zyrtarë të Qeverisë kanë kërkuar nga Brukseli që Kosova në muajt e ardhshëm të lidhë marrëdhënie kontraktuale dhe tregtare me Bashkimin Europian.
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka konfirmuar të hënën për Express se ka marrë garanci nga europarlamentarët se gjatë këtij viti, Kosova do ta marrë udhërrëfyesin.
“Ne presim që ta marrim udhërrëfyesin brenda këtij viti dhe në afat rekord qytetarët tanë të mund të lëvizin lirshëm pa viza në vendet anëtare të Shengenit. Ne jemi duke operuar si një ishull i izoluar nga rajoni dhe Europa. Prandaj, kërkojmë që sa më shpejt, brenda këtij viti, Republika e Kosovës të ketë po ashtu marrëdhënie kontraktuale, marrëdhënie tregtare me Bashkimin Europian”, ka thënë Hoxhaj për gazetën.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Expresss...