E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Tiranës së shpejti me faqen zyrtare online

Universiteti i Tiranës, një nga sipërmarrjet më të mëdha në fushën e arsimit, do të ketë së shpejti një faqe të re interneti, e cila përveç të dhënave standarde që ka pasur deri tani, do të ketë të reja interaktivite, për t'u ardhur më shumë në ndihmë studentëve të tij.  Faqja e re e internetit parashikon mundësira të reja në komunikimin studentë-pedagogë. Çdo pedagog, qoftë titullar apo asistent, në secilin prej departamenteve të Universiteti i Tiranës do të ketë një email të afishuar në këtë faqe interneti, si email-i zyrtar, me @unitir.edu.al, ku studentët do të mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me pedagogun për çështjet mësimore, duke krijuar një sinergji studentë-pedagogë. Web- i do të krijojë mundësinë e anëtarësimit për të gjithë të interesuarit. Në të do të ketë dhe informacione të nevojshme mbi studentët, si pranimet, tarifat, datat dhe çdo të dhënë tjetër që i nevojitet studentit, para dhe pasi të studiojnë në UT.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›