E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyfishohet kapaciteti i transmetimit të internetit

 

“Tring Communications” ka përmirësuar kapacitetin e internetit deri ne 400 Mbits. “Ky përmirësim vjen si garanci e niveleve te perfomances qe kompania u premton klienteve. Duhet gjithashtu te theksojmë se “Tring” ka dy lidhje të ndryshme me ofruesit ne rjedhën e sipërme, për t’u garantuar nivelet e shërbimit klientëve tanë dhe veçanërisht bizneseve dhe organizatave qeveritare, të cilat nuk mund të përballojnë ndërprerje të shërbimeve të tyre”, komentoi drejtori teknik i kompanisë. Ai shtoi se mbeten të angazhuar në premtimin e tyre për cilësinë e lartë të shërbimeve me ccmim të përballueshëm, dhe kjo rritje e kapacitetit tregon qartë përkushtimin tonë ndaj klientëve. “Tring Communications” është i vetmi operator shërbimesh në Shqipëri që ofron telefoni, internet dhe shërbimin e platformës dixhitale, por në të njëjtën kohë ndërton gjithashtu  një themel të fortë të mbështetjes teknike për klientin. Portofoli kryesor i produkteve dhe shërbimeve e bën “Tring Communications” një shërbim të integruar plotësisht për të përmbushur nevojat e të gjitha tregjeve dhe të bëhet e vetmja ndalesë për të gjitha nevojat e komunikimit dhe internetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›