E Diel, 1 Nëntor 2026

Toyota tërheq mbi 1 milion vetura

Tokio, 27 gusht - Toyota ka njoftuar një tërheqje tjetër, që përfshin mbi një milion vetura në SHBA dhe Kanada, me gabime të mundshme të sistemit të kontrollit të motorit.

Modelet që do të tërhiqen janë Corolla dhe Matrix, të prodhuara midis viteve 2005 dhe 2008, transmeton BBC.

Kompania japoneze ka njoftuar se tri aksidente të pakonfirmuara “dyshohet se kanë lidhje” me problemin, një prej të cilëve rezultoi me “dëmtime të vogla”.

Muajin e kaluar, Toyota ka tërhequr 700 mijë vetura në gjithë botën, duke arritur në 10 milionë vetura vitin e kaluar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›