Dyfishohet fluksi i emigrantëve që kthehen për të votuar
Dyfishohet fluksi i emigrantëve
shqiptarë që
kthehen nga Greqia
për të votuar më 28 qershor.
Kur kanë mbetur vetëm pak
orë nga çelja e procesit zgjedhor,
nga dy pikat kufitare me shtetin
helen, Kapshtica dhe Kakavija,
kanë kaluar me mijëra emigrantë.
Burime nga policia kufitare pohojnë
se nga pika kufitare e
Kakavijës, deri mbrëmjen e së
premtes kanë kaluar kufirin nga
Greqia në Shqipëri mbi 4000 shtetas
shqiptarë. Ndërkohë, gjatë
gjithë javës nëpërmjet kësaj pike
kufitare janë kthyer rreth 21300
emigrantë shqiptarë. Nga pika
kufitare e Kapshticës, gjatë mëngjesit
dhe mesditës së të premtes
kanë kaluar më shumë se 2000
persona, ndërkohë pritet që numri
të mbërrijnë në 15 mijë shtetas.
Burime zyrtare konfirmojnë se
kanë hyrë të paktën 760 mjete të
vogla në 24 orët e fundit dhe 7 autobusë
krahas atyre të linjave.
Emigrantët thonë se janë shumë
të interesuar për këto zgjedhje,
duke i konsideruar vendimtare
për të ardhmen e vendit. Nisur nga
shtimi i fluksit gjatë ditës së premte
nga policitë kufitare të dy vendeve
janë zhvilluar takime për të lehtësuar
lëvizjen e emigrantëve në kufi,
me shtimin e sporteleve për të përballuar
fluksin dhe të efektivave të
policisë që do të disiplinojnë
radhët në sportele. Ndërkohë, mësohet
se shumë emigrantë kanë
udhëtuar me autobusët e vënë në
dispozicion nga forca të shumta
politike, të cilat në këmbim u kanë
kërkuar votën e tyre. Shteti grek ka
krijuar lehtësira për lëvizjen e emigrantëve
shqiptarë në të dy anët e
kufirit deri në fund të pushimeve
në gusht 2008, ndërkohë që sipas
shtypit grek disa parti politike
greke mund të sponsorizojnë
udhëtimin falas të militantëve
emigrantë shqiptarë me autobusë,
natyrisht sipas preferencave dhe
aleancave që partitë greke kanë me
partitë shqiptare.
shqiptarë që
kthehen nga Greqia
për të votuar më 28 qershor.
Kur kanë mbetur vetëm pak
orë nga çelja e procesit zgjedhor,
nga dy pikat kufitare me shtetin
helen, Kapshtica dhe Kakavija,
kanë kaluar me mijëra emigrantë.
Burime nga policia kufitare pohojnë
se nga pika kufitare e
Kakavijës, deri mbrëmjen e së
premtes kanë kaluar kufirin nga
Greqia në Shqipëri mbi 4000 shtetas
shqiptarë. Ndërkohë, gjatë
gjithë javës nëpërmjet kësaj pike
kufitare janë kthyer rreth 21300
emigrantë shqiptarë. Nga pika
kufitare e Kapshticës, gjatë mëngjesit
dhe mesditës së të premtes
kanë kaluar më shumë se 2000
persona, ndërkohë pritet që numri
të mbërrijnë në 15 mijë shtetas.
Burime zyrtare konfirmojnë se
kanë hyrë të paktën 760 mjete të
vogla në 24 orët e fundit dhe 7 autobusë
krahas atyre të linjave.
Emigrantët thonë se janë shumë
të interesuar për këto zgjedhje,
duke i konsideruar vendimtare
për të ardhmen e vendit. Nisur nga
shtimi i fluksit gjatë ditës së premte
nga policitë kufitare të dy vendeve
janë zhvilluar takime për të lehtësuar
lëvizjen e emigrantëve në kufi,
me shtimin e sporteleve për të përballuar
fluksin dhe të efektivave të
policisë që do të disiplinojnë
radhët në sportele. Ndërkohë, mësohet
se shumë emigrantë kanë
udhëtuar me autobusët e vënë në
dispozicion nga forca të shumta
politike, të cilat në këmbim u kanë
kërkuar votën e tyre. Shteti grek ka
krijuar lehtësira për lëvizjen e emigrantëve
shqiptarë në të dy anët e
kufirit deri në fund të pushimeve
në gusht 2008, ndërkohë që sipas
shtypit grek disa parti politike
greke mund të sponsorizojnë
udhëtimin falas të militantëve
emigrantë shqiptarë me autobusë,
natyrisht sipas preferencave dhe
aleancave që partitë greke kanë me
partitë shqiptare.