E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëndija elektrike shkrumbon çadrat e romëve

Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar
banesat modeste të disa
familjeve të komunitetit rom
në periferi të qytetit të Shkodrës. Ngjarja
në fjalë ka ndodhur paraditen e
djeshme, kur rreth orës 11:30 në njërën
nga çadrat ka rënë zjarr. Flakët janë
përhapur me shpejtësi, duke përfshirë
dhe dy çadra të tjera. Fatmirësisht nuk
ka pasur të lënduar në njerëz, por si
pasojë e zjarrit kanë mbetur pa strehë
3 familje me rreth 25 banorë. Në vendngjarje
kanë mbërritur zjarrfikëset dhe
forcat e policisë që kanë larguar banorët
nga zona. Ndërhyrja e zjarrfikëseve
ka bërë të mundur që flakët
të izolohen për të mos u përhapur në
çadrat e tjera të banimit. Në lidhje me
shkaqet e rënies së zjarrit, grupi hetimor
ka arritur në përfundimin se shkak
është bërë një shkëndijë në rrjetin
elektrik krejtësisht të amortizuar dhe
jashtë çdo kushti teknik, që ndodhej
brenda çadrës së banimit. Në zonën
periferike e qytetit, prej vitesh janë
vendosur dhjetëra çadra, të cilat shërbejnë
si shtëpi banimi për komunitetin
rom që jeton në qytetin e Shkodrës.
Romët jetojnë jashtë çdo kushti minimal
jetese dhe për të mbijetuar
shfrytëzojnë mjete rrethanore, të cilat
në mjaft raste janë bërë burim incidentesh.
Ndërkohë, njëri prej kryefamiljarëve
të cilit i është shkrumbuar
banesa-çadër shprehet: "Pushteti
vendor duhet të ndërhyjë për të
përmirësuar kushtet ku jetojmë, dhe
të mos na lërë në mëshirë të fatit, duke
rendur në rrugët e gjithë Shqipërisë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›