Simbolet partiake, plagoset në kokë 27-vjeçari
Një incident i rëndë është shënuar dje gjatë mitingut përmbyllës
të PD-së në Lezhë. Përplasja mes dy adoleshentëve
për simbolet partiake ka provokuar një sherr, në të cilin janë
përfshirë pjesëtarë të familjeve të dy të miturve. Sherri që ka
nisur me fyerje reciproke mes dy simpatizantësh, ka degjeneruar
në përdorimin e mjeteve rrethanore, ku si pasojë ka mbetur i
plagosur në kokë një 27-vjeçar. Ngjarja mësohet se ndodhur
rreth orës 14:00 të së premtes, kur ishte duke u zhvilluar mitingu
elektoral i Partisë Demokratike, në një fushë pranë fshatit
Torovicë të Lezhës. Mitingu është zhvilluar i qetë, deri kur rreth
orës 14:45 dy djem të rinj, K.B., 15 vjeç dhe E.M., 21 vjeç, që të
dy banues në fshatin Torovicë të Rrethit Lezhë, janë konfl iktuar
mes tyre. Adoleshenti K.B., në përfundim të mitingut të Partisë
Demokratike, ka marrë një fl amur të PS-së, duke e mbajtur lart
në duar. 21-vjeçari i ka kërkuar adoleshentit K.B., të hiqte fl amurin
rozë, pasi i ka theksuar se ishte mitingu i PD-së. Refuzimi i
15-vjeçarit ka krijuar tension mes të dyve, duke arritur në fyerje
reciproke. Konfl ikti ka vazhduar, duke u përfshirë në të fi llimisht
familjarët e adoleshentit K.B., dhe më pas familjarët e 21-vjeçarit
E.M. Pjesëtarët e të dy familjeve kanë sulmuar njëri-tjetrin me
mjete të forta rrethanore. Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë
në kokë N. Jaha, 27 vjeç, nga fshati Torovicë, i cili pasi ka marrë
ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, është
dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak
Tiranë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë
kanë konfi rmuar se janë shoqëruar për në polici pjesëtarët e të
dy familjeve, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe po punohet
për zbardhjen e plotë të ngjarjes.