Pelegrinët çamë përkujtojnë të parët e tyre
Rreth pesë mijë çamë kanë
përkujtuar dje të parët e
tyre, viktima të gjenocidit
të egër shovinist. Në
pritje për të nisur nata e tretë dhe
e fundit e Festivalit të Këngës dhe
Valles për Çamërinë, artistë dhe
spektatorë të saj janë kthyer në
pelegrinë. Me ta janë bashkuar
edhe mijëra çamë të tjerë nga i
gjithë vendi, për t‘iu bashkuar
marshimit tradicional drejt varreve
masive të të parëve, viktima
të gjenocidit zervist të ushtruar
mbi turmat e pafajshme. Ka qenë
ora 11:30 e së premtes, kur ky
vargan është nisur nga qyteti i Sarandës,
drejt fshatit Kllogjer dhe
Qafëbotës. Me gjithë shiun që
vazhdonte të binte, numri i pelegrinëve
ka ardhur duke u shtuar,
pasi përmes Livadhjasë vinin
mijëra të tjerë me autobusë.
Shumë të tjerë udhëtuan me autovetura
përmes Butrintit, për t‘u
takuar përtej Xarrës, në fshatin
Kllogjer, në vendin ku gjenden
varret masive të çamëve të vdekur
nga përndjekja dhe mundimet e
rrugës, të urisë e të sëmundjeve.
Targat e autobusëve nga zbrisnin
njerëzit që drejtoheshin për në
këto varreza, flisnin vetë për
"gjeografinë" e gjerë që përfshin
fjala "çam". Më së shumti shihje
targa nga Durrësi, Tirana e Fieri,
por edhe nga Elbasani, Lushnja e
Vlora. Turma ka mbërritur në destinacion
rreth orës 14:00, pranë
varreve të të parëve, pa emra të
përveçëm njerëzish dhe mbishkrime
të veçanta. Por ato janë tashmë
të rrethuara e të mbrojtura nga
dëmtimet që u kanoseshin, deri
dhe nga ndërtimet pa leje në afërsi
të tyre. Varret mbulohen nga
kurora e nga buqeta dhe flaka e
qirinjve të ndezur krijon ndjesinë
e një përshpirtjeje të mirorganizuar.
Çamët drejtoheshin nga
Adrian Tana, kryetar i shoqatës
"Çamëria", dhe Tahir Muhedini,
kryetari i PDI-së, i njohur nga të
gjithë çamët e përtej Çamërisë si
autor i nismave të mëdha në
mbrojtje të çështjes çame. E dallueshme
në marshimin e sivjetshëm
ka qenë politika. Sigurisht,
jo në fjalimet apo në sloganet e
lodhshme "votoni për X parti a për
X numër në fletën e votimit", por
në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e
jo pak prej atyre që kanë zbritur në
pistën e garës zgjedhore, e cila jeton
orët e fundit. Mes tyre është
edhe kryesuesi i listës së kandidatëve
për deputetë të PDI,
Dashamir Tahiraj, i njohur nga Vlora
në Butrint e Konispol jo vetëm
për biznesin e tij të fuqishëm, por
edhe si njeri që "prish pasurinë për
Çamërinë". Nga Kllogjeri pelegrinët
kanë hipur sërish në autobusë
e autovetura dhe autokolona
ka marrë rrugën drejt Qafëbotës.
Atje ku është një varrezë masive,
por që nuk ka mbetur asgjë. Syri
asgjë nuk sheh, që t‘i përngjajë
varrit apo varrezës. E megjithatë
askush nuk ka mbetur pa e mësuar
se vendi ku kanë qenë varrosur të
parët e tyre 65 vjet më parë gjendet
atje, tek ajo balta e kuqe, pranë ishpostës
kufitare të sistemit monist.
Ata që i kanë prirë marshimit të
çamëve për në Kllogjer, Qafëbotë e
Konispol, kanë gjetur rastin t‘i
bëjnë një apel politikës shqiptare
dhe asaj europiane, shtetit shqiptar,
por edhe atij grek, që ta zgjidhin
në mënyrë ligjore, demokratike
dhe të hapur çështjen çame.
Pas një kafeje "çamiko", që do të
thotë me shumë sheqer, siç kanë
shumë ëmbëlsi ata vetë, mijëra
marshues kanë marrë rrugën e
kthimit. Mbrëmë, nata e tretë dhe
e fundit e Festivalit të Këngës dhe
Valles për Çamërinë, kishte më
shumë dhembshuri, më tepër zjarr
e më tepër dritë.
përkujtuar dje të parët e
tyre, viktima të gjenocidit
të egër shovinist. Në
pritje për të nisur nata e tretë dhe
e fundit e Festivalit të Këngës dhe
Valles për Çamërinë, artistë dhe
spektatorë të saj janë kthyer në
pelegrinë. Me ta janë bashkuar
edhe mijëra çamë të tjerë nga i
gjithë vendi, për t‘iu bashkuar
marshimit tradicional drejt varreve
masive të të parëve, viktima
të gjenocidit zervist të ushtruar
mbi turmat e pafajshme. Ka qenë
ora 11:30 e së premtes, kur ky
vargan është nisur nga qyteti i Sarandës,
drejt fshatit Kllogjer dhe
Qafëbotës. Me gjithë shiun që
vazhdonte të binte, numri i pelegrinëve
ka ardhur duke u shtuar,
pasi përmes Livadhjasë vinin
mijëra të tjerë me autobusë.
Shumë të tjerë udhëtuan me autovetura
përmes Butrintit, për t‘u
takuar përtej Xarrës, në fshatin
Kllogjer, në vendin ku gjenden
varret masive të çamëve të vdekur
nga përndjekja dhe mundimet e
rrugës, të urisë e të sëmundjeve.
Targat e autobusëve nga zbrisnin
njerëzit që drejtoheshin për në
këto varreza, flisnin vetë për
"gjeografinë" e gjerë që përfshin
fjala "çam". Më së shumti shihje
targa nga Durrësi, Tirana e Fieri,
por edhe nga Elbasani, Lushnja e
Vlora. Turma ka mbërritur në destinacion
rreth orës 14:00, pranë
varreve të të parëve, pa emra të
përveçëm njerëzish dhe mbishkrime
të veçanta. Por ato janë tashmë
të rrethuara e të mbrojtura nga
dëmtimet që u kanoseshin, deri
dhe nga ndërtimet pa leje në afërsi
të tyre. Varret mbulohen nga
kurora e nga buqeta dhe flaka e
qirinjve të ndezur krijon ndjesinë
e një përshpirtjeje të mirorganizuar.
Çamët drejtoheshin nga
Adrian Tana, kryetar i shoqatës
"Çamëria", dhe Tahir Muhedini,
kryetari i PDI-së, i njohur nga të
gjithë çamët e përtej Çamërisë si
autor i nismave të mëdha në
mbrojtje të çështjes çame. E dallueshme
në marshimin e sivjetshëm
ka qenë politika. Sigurisht,
jo në fjalimet apo në sloganet e
lodhshme "votoni për X parti a për
X numër në fletën e votimit", por
në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e
jo pak prej atyre që kanë zbritur në
pistën e garës zgjedhore, e cila jeton
orët e fundit. Mes tyre është
edhe kryesuesi i listës së kandidatëve
për deputetë të PDI,
Dashamir Tahiraj, i njohur nga Vlora
në Butrint e Konispol jo vetëm
për biznesin e tij të fuqishëm, por
edhe si njeri që "prish pasurinë për
Çamërinë". Nga Kllogjeri pelegrinët
kanë hipur sërish në autobusë
e autovetura dhe autokolona
ka marrë rrugën drejt Qafëbotës.
Atje ku është një varrezë masive,
por që nuk ka mbetur asgjë. Syri
asgjë nuk sheh, që t‘i përngjajë
varrit apo varrezës. E megjithatë
askush nuk ka mbetur pa e mësuar
se vendi ku kanë qenë varrosur të
parët e tyre 65 vjet më parë gjendet
atje, tek ajo balta e kuqe, pranë ishpostës
kufitare të sistemit monist.
Ata që i kanë prirë marshimit të
çamëve për në Kllogjer, Qafëbotë e
Konispol, kanë gjetur rastin t‘i
bëjnë një apel politikës shqiptare
dhe asaj europiane, shtetit shqiptar,
por edhe atij grek, që ta zgjidhin
në mënyrë ligjore, demokratike
dhe të hapur çështjen çame.
Pas një kafeje "çamiko", që do të
thotë me shumë sheqer, siç kanë
shumë ëmbëlsi ata vetë, mijëra
marshues kanë marrë rrugën e
kthimit. Mbrëmë, nata e tretë dhe
e fundit e Festivalit të Këngës dhe
Valles për Çamërinë, kishte më
shumë dhembshuri, më tepër zjarr
e më tepër dritë.