Dylgjeri: Vetem nje udheheqes i ri do te sjelle ndryshim ne PS
Anetari i Komitetit Drejtues te Levizjes Socialiste per Integrim, Ylli Dylgjeri, ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, eshte shprehur se Partia Socialiste duhet qe te reformohet patjeter dhe nje reformim i tille duhet te vije vetem permes nje udheheqesie te re, qe do te vije ne krye te saj, pas largimit te Edi Rames nga kreu i socialisteve shqiptare. Zyrtari i larte i LSI nuk ka munguar te deklaroje se jane te shumte emrat qe mund te ofrohen per drejtimin e socialisteve qe mund te bashkojne te majten dhe te garantojne fitoren perballe te djathtes. Beteja keto qe sipas Dylgjerit, kreu aktual i PS, Edi Rama i ka humbur njera pas tjetres, perballe te djathtes tashme ne pushtet. Anetari i KDK te LSI ka nenvizuar faktin se emrat qe duhet te ofrohen per udheheqesine e re te socialisteve dhe qe dine te punojne ne ekip mund te zgjidhen mes emrave te Blushit, Islamit, Beqjes dhe pse jo dhe Bushatit, te cilet garantojne dhe bashkimin e se majtes. Teksa ka permendur mundesine e rinovimit te Partise Socialiste permes largimit te Edi Rames nga drejtimi i kesaj partie, Dylgjeri nuk ka ngurruar te sulmoje dhe figurat me pervoje ne kete parti, duke filluar me numrin dy te saj, Gramoz Ruci, te cilet sipas tij, “vijne nga pjesa me e fosilizuar e Partise Socialiste dhe te gjitha interesat dhe instinktet e tyre do te ndjekin udheheqesin e partise qe ata i kane sherbyer”. Gjithsesi, Dylgjeri nuk resht se kerkuari largimin e Rames dhe reformimin e Partise Socialiste.
Si i komentoni zhvillimet e brendshme ne PS?
Ngjarjet qe e rrethojne situaten e PS gjate viteve te fundit nuk mund t’i ilustrojme dot me as grafikisht. Kurba thyhet dhe tjetersohet cdo dite. Humbjet ne zgjedhje vendore dhe parlamentare, sjellja ndaj aleateve, mungesa e dialogut, mosrespektimi i traditave me te mira te se majtes, grevat dhe levizjet pa kauze, largimet nga PS, zhgenjimet dhe politika pa sens perendimor e kane dobesuar dhe sfilitur anetaresine e saj ne keto vite opozite. Si rezultat i ketij drejtimi PS eshte e hutuar, perballe krizes se drejtimit dhe reduktimit te besimit te publikut, ne sistemin tone parlamentar. PS sot eshte nje pikture abstrakte qe vetem Rama me te tijte, mund ta pelqeje dhe interpretoje.
Mendoni se ka ardhur koha se duhet te ndryshoje drejtimi ne PS?
Veprimi per ndryshim mendoj se duhet te merret urgjent. Ndryshimi ne fund te fundit vjen nga udheheqja, partia do ta ndjeke. Koha po tregon se nuk do te kete gjithmone njerez brenda saj qe e sulmojne kreun e partise socialiste, ato po lodhen, heshtin dhe se fundi po largohen ose do te largohen shpejt, te zhgenjyer, duke krijuar formacione te reja politike, ose ne rastin me fatkeq po mesohen me gjendjen e krijuar brenda partise. Pikepamja ime eshte se hapi i dhimbshem i ndryshimit te kreut te PS, duhet te merret urgjentisht. PS ka nevoje urgjente per ta trajtuar kete ceshtje. Pa drejtim te qarte te publikut te majte, nuk do te kete kurorezim fitoreje ne asnje gare me te djathten e bashkuar ne pushtet.
Po thoni se duhet te largohet Edi Rama?
Edi Rama, cdo dite po perballet me nje situate teresisht te re politike dhe ekonomike. Nga njera ajo e trasheguar ne PS nga 2005 dhe nga ana tjeter ajo qe kerkon koha dhe institucionet evropiane. Situata ne te majte kerkon perulje dhe aftesine per te ndryshuar rrenjesisht ne syte e nje publiku te ngopur me te dhe deshperimin e klases politike. Ajo kerkon udheheqje te ndryshme ne llojin dhe kulture nga ajo qe ka shkuar perpara: Me shume hapje, nje gatishmeri me te madhe qe te mbeshtetet mbi nje game te gjere te njerezve, shpjegim me shume - si dhe duke u fokusuar me sinqerisht ne lidhje me ekonomine dhe shqetesimet e publikut. PS ka nevoje per nje udheheqes, qe te jete shofer dhe aktor i ndryshimit te madh. Pra, situata qe kalon PS ka nevoje per udheheqje te zhvilluar me aftesi te shumta. Edi Rama nuk i ka shfaqur keto aftesi edhe pse ka qene i mbeshtetur mire edhe financiarisht. Humbja ne votimet e herepashershme dhe zhgenjimet ne aksione politike, te ndermarra gjate muajve te fundit, e vertetojne kete perfundim.
E kush sipas jush mund ta largoje Ramen?
Sigurisht, perseri do te thosha me zgjedhje te lira. Dhe kur them zgjedhje te lira nenkuptoj qe edhe brenda PS duhet “te hapen kutite”, dhe jo te ndodhe si ne zgjedhjet e fundit per kryetaret e PS-se lokale, ku u perjashtuan arbitrarisht nga qendra, dhjetera kandidatura te propozuara nga baza. Pavaresisht frikes se me fytyren e kesaj Partie, Rama do ta kete edhe per pak kohe te lehte per te sunduar, sepse ne rrjedhen e Partise Socialiste shoket e hershem Gramoz Ruci, Fatmir Xhafa, Arta Dade, Namik Dokle, E’them Ruka etj, vijne nga pjesa me e fosilizuar e Partise Socialiste dhe te gjitha interesat dhe instinktet e tyre do te ndjekin udheheqesin e partise qe ata i kane sherbyer. Edhe pse secili prej tyre vecmas, kur i preket interesi flet per ndryshim te udheheqjes, dhe se s’eshte e veshtire per te fituar nen kreu aktual, perseri e kane te provuar se te bashkuar ne nje ze mund te ndryshojne status quone. Ato kane aleate ne kete rruge, aktiviste dhe militante brenda partise, qe sulmojne me argumente dhe jane te pakenaqur me drejtimin e udheheqjes. Ky opinion mbizoteron sot edhe ne mbare vendin. Se fundi, Edi Rama, pas 10 vjeteve si kryetar bashkie, apo dhe viteve deshtimi si kryetar i PS, duhet te jete vete i bindur per hapje dhe ndryshim te udheheqjes ne PS. Te pakten ne kete pike le te imitoje Fatos Nanon qe e ka anatemuar ne vite si politike e vjeter. Ka ardhur koha ti thote vetes: Mjaft! Sot ne PS vetem nje udheheqes i ri mund te sjelle ndryshimin e kerkuar dhe nje shans per te modernizuar politiken e saj.
Atehere ndryshimi do te vije permes zgjedhjeve ne PS?
Keto jane vendime shume te veshtira. Por PS e ka treguar se jo me komplote, por permes debatit dhe transparences, duhet t’i jape nje te ardhme te majteve dhe gjithe socialisteve ne kete vend. Talenteve me te mira ne Partine Socialiste duhet ti kushtohet me shume vemendje per zgjedhjen e nje udheheqesie - njerez te tille si Ben Blushi, Kastriot Islami, Bushati, Beqja etj. duhen mbeshtetur dhe duhet t’u hapet udhe. Kjo sigurisht vjen permes nje gare. Jane disa nga keto emra qe mund t’i rekomandohen socialisteve dhe kjo do te jete nje baze per nje ri-themelim te besimit te humbur ne keto vite.
A sigurojne fitore ne zgjedhje keto emra?
Per mendimin tim, asnje nga keto emra nuk besoj se jep apo shpall sigurine se do te fitoje zgjedhjet e ardhshme edhe i vetem. Por nje figure e re ne PS, besoj se do te ndryshojne motivimin e te majtes dhe sigurisht dhe aleancat ne kampin e majte. Politika jo gjithmone ne vendet me demokraci te vonuar vete pastrohet, prandaj, duhet shtyre per kete levizje. Kjo varet nga situatat e reja se kur do te ndodhe ndryshimi. Duhet te luftohet per ndryshimin me besim. E majta doemos duhet te rinovohet dhe nuk mund te jete e percare dhe e shkeputur nga familja e saj. Jane keto hapa te rendesishem qe do te cojne perpara ndryshimin dhe njeheresh progresin edhe ne reformen parlamentare te mbeshtetur gjeresisht edhe nga partite e tjera.