E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zemerimi i arsyes Nga Frrok Cupi

Pardje, ne nje perrua te cmendur ne malet e Gramshit u mbyten dy djem. Kur erdhi lajmi ne redaksi, gjeja e pare qe me erdhi ne mendje, ishte nje pershtypje e keqe a nje prozvalje ndaj gazetares qe e kishte shkruar. Sigurisht qe ajo nuk kishte asnje faj, madje nuk eshte as nga rrethinat e Gramshit, por nga bokerrimat e Perrenjasit ku ha pula gure. Megjithate, qe nga shkrimi i shkruar me ca shkronja te medha, me dukej se germat kishin guxuar te fryheshin ashtu sepse nuk ndienin dhimbje per djemte. Edhe gazetarja m’u duk se e kishte formuluar lajmin pa ndonje lot ne sy. Po t’i thoja “pse e ke shkruar kete shkrim pa piken e ndjenjes”, kisha frike se do te me pergjigjej me disa leksione gjysmake e mediokre gazetarie mbi “te arsyeshmen”, mbi “faktin e ftohte” dhe mbi “pa anshmerine”. Po te me pergjigjej keshtu, atehere do te me shtynte te merresha me leksionet mbi “shpirtin e gazetarit” dhe mbi “lidhjen e shpirtrave” si qellim i larte i gazetareve. Kjo, pastaj, do te ishte nje pune e kote.
Thuaje po behet nje pune e kote vepra e mundimshme per ta lidhur ate qe ben njeriu me ndjenjen e tij. Pazotesia e disa njerezve, sidomos e atyre qe drejtojne ne politike, ose ne shtet, ose ne media, etj., per te kuptuar se ndjenja udheheq veprimin para arsyes, pak nga pak po ben rolin e pikes se ujit. Shoqeria e ardhur nga nje sistem idealesh dhe emocionesh shume me te teperta se sa mban ena e njeriut, tani thuajse po zbrazet dhe po pajtohet me disa picirruke televizive, ose picirruke deputete, ose picirruke blloku politik, qe thone se “na udheheq arsyeja” e ftohte. Sidomos te rinjte e grumbulluar rreth kupoles se Partise Socialiste, te ardhur nga bllokmenet qe me ndjenjen me te thelle vrane e burgosen armikun e klases, tani po thone se “ne jemi te ftohte”, “kemi faktin ne dore”, “jemi te ftohte, studiuam ne Holande”. Te gjitha jane brockulla. Me siguri, keta duan ta terheqin shoqerine ne hendekun e tyre, d.m.th., duke fshehur ndjenjat e zjarrta te dhunes mbi njerezimin qe ushtruan per pesedhjete vjet. Nazistet (d.m.th., ana e dyte e medaljes se komunizmit), asnje prej tyre, pas Luftes se Dyte Boterore, nuk u denuan jo pse ishin te paarsyeshem, por sepse ishin mizore e te pashpirt kunder jetes se njerezve qe i dogjen ne kampet e vdekjes dhe i vrane ne rruget e qyteteve... A ishin keta te paarsyeshem?- mund te pyeten te rinjte komuniste te ardhur nga blloku sot. Shumica e tyre ishin te kthjellte ne koke, d.m.th., me arsyetim perfekt, por gjakatare e mizore deri ne te pashpirt. Po te kishin shpirt, as qe mund te mendohej ajo qe ndodhi.
Pa shpirt nuk mund te besh asnje te mire per njeriun tjeter. Pa shpirt nuk mund t’u vish ne ndihme jetimeve, te varferve, te demtuarve nga natyra, te semureve, te verberve, femijeve... etj. Pa vene shpirtin para cdo gjeje Gonxhe Bojaxhi nuk do te ishte sot nene Tereza e perbotshme... Ndersa keta thone se thatesira dhe arsyeja e ftohte i udheheq qe te marrin ne dore fatet njerezore... Kurre nuk mund te behet.
Rreziku i venies se arsyes ne vend te ndjenjes, tani po kercenon rrezikshem. Krimbi i tenjes ka hyre permes antipodit te nazizmit, sigurisht; dhe, permes nje mode makaber qe thote se “studiova ne Holande, jam komunist i ndershem”. E dini, se nganjehere ketij krimbi nuk i shpetojne as burra me qellime krejt te tjera, por sigurisht me formim jo te plote e te mire. Per shembull, Presidenti i Republikes, para dy ditesh, edhe pse i perlotur nga ndjenja e dhimbjes per viktimat e tragjedise se Gjegjanit, leshoi kete sentence: “Kini kujdes jeten, sepse ju jepet vetem nje here”. Shikoni sa ftohte dhe sa ne menyre “te arsyeshme”! Tamam nen ndikimin e kercenimit te ri qe t’i shikojne gjerat “ftohte, arsyeshem, paanesisht”. Por ne kete menyre po fajesoheshin 14 viktima qe nuk kishin e as mund te kishin asnje mundesi tjeter per te ruajtur jeten, vecse te marrin autobusin e linjes. Valle keta e paskan fajin?!...
Shiko, ku te con e ftohta dhe “e arsyeshmja”; d.m.th., e flashketa. Sidomos kur kjo ben vend ne politike, ku eshte qendra e sherbeses ndaj ndjenjes njerezore. Politikanet, kur shkojne te marrin vota, betohen si para zotit se “ju duam si shpirt, na dhemb gjyshja juaj qe dergjet ne shtrat”; por pastaj ndikohen nga picirruket e idese se “arsyes” nga ku donte te shpetonte edhe vete Nazizmi pas Luftes. E ndiqni sjelljen e kryetarit te partise Socialiste, Edi Rama? Ky shfaqet lakuriq para njerezimit, nxit edhe botimin e fotove lakuriq; gjithnje me petkun e idese se “jemi te ftohte”. Dje socialisti i shkrete e merr foton lakuriq te kryetarit dhe e vendos te koka e krevatit te gruas. Edhe ky mund te jete infektuar me idene “jemi te ftohte”, kemi “arsyen” tani ne epoken e re. Por nuk eshte keshtu, kurrsesi jo. E shikoni edhe tani kryetarin?! Nje minister po e akuzon me prova se eshte perdorues droge. Ne fakt kjo gje dihej ne publik edhe me pare. Por kryetari nuk pergjigjet, sepse kjo “eshte ceshtje e ftohte” e “jetes private”. Jo, kurrsesi. Ne boten e perparuar, kush ka perdorur lendet narkotike, nuk mund te jete njeri publik, sepse cmend njerezit. Pra, e shikoni si afekton “ e ftohta” dhe “e arsyeshmja” vete ndjenjen dhe shpirtin e njeriut.
Ashtu sic nuk eshte nje ceshtje e ftohte policie kjo qe po ndodh keto dite. Vriten njerez, ndahet ne dysh trupi i 16-vjecarit ne det, perplasen makina, bien ne humnere, grabiten te tjeret, mbyten te rinjte ne nje perrua.... Valle kjo qenka vetem “ ceshtje e arsyes”? E tmerrshme sikur mes nesh te zere vend ideja e “te ftohtes”! Atehere te gjithe mund te mbytemi ne nje gote uji, jo me ne nje lume. Po t’i ishte nenshtruar Bota Moderne idese se “mendjes se ftohte”, tani me rastin e krizes globale mund te kishte deklaruar se “le te vdesin nja gjysma” per te shpetuar te tjeret. Eksperiencat e botes se vjeter jane te tmerrshme. Keta qe mbjellin panik sot ketu, i drejtohen ndjenjes per te mberritur te “mendja e ftohte” neser. Neser, po te vinin ne pushtet, mund te thonin “ftohte”:
- E shikoni, ju kishim thene, tani vrisni veten!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›