E Diel, 1 Nëntor 2026

Dymujori i levizjes Zaptimi i Uoll Stritin qindra protestues mblidhen ne Nju Jork

Qindra protestues jane mbledhur ne Nju Jork si pjese e dites kombetare per veprim qe mbeshtetet nga demonstrata te tjera ne mbare vendin.

Ne distriktin financiar te Nju Jorkut situata u intensifikua ndersa qindra demonstrues anti-kapitalist shtyjne policine dhe barriera te tjera te vendosura perreth Uoll Stritit.

E enjtja shenon dy muajorin e levizjes Zaptimi i Uoll Stritindhe protestuesit kane premtuar te tregojne nje force te madhe.

Policia e Nju Jorkut tha se te pakten 50 protestues u arrestuan ndersa grupi u perpoq te nderpriste aktivitetin ne bursen e Nju Jorkut.

Zhvillimet e fundit vijne dy dite pasi autoritetet e qytetit debuan protestuesit nga Parku Zuccotti ne Manhattan ku ata kishin ngritur nje kamp qe nga shtatori. Protestuesit u lejuan te ktheheshin ne hapesiren publike por jo te ngrinin aty kampe.

Protestuesit thone se kane ne plan ta perhapin demonstraten e sotme ne metrote dhe urat e medha te Nju Jorkut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›