Sulmohet Parlamenti në

Disa dhjetëra demonstrues sulmuan ndërtesën e Parlamentit të Kuvajtit, përderisa disa qindra të tjerë demonstruan para saj, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të vendit.
Kryeministri, sheiku Naser al-Muhamed al-Sabah, anëtar me ndikim i familjes në pushtet, paraprakisht u akuzua për korrupsion nga disa deputetë të opozitës.
Demonstruesit hynë në dhomën kryesore të parlamentit dhe aty e kënduan himnin kombëtar para se të iknin nga ndërtesa.
Sipas dëshmitarëve, policia përdori shkopinj gome për të parandaluar demonstruesit që të marshonin drejt rezidencës së kryeministrit.
Ndryshe, të gjitha çështjet kryesore të Kuvajtit drejtohen nga familja al-Sabah në pushtet, megjithëse parlamenti i vendit ka kompetenca më të mëdha sesa të gjitha organet tjera të zgjedhura në këtë vend të Gjirit.