E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat e ‘Super Marios’

Kryeministri i ri i Italisë, Mario Monti, deklaroi të enjten se qeveria e tij do të zbatojë plotësisht masat e reja të kursimit, të cilat do të balancohen paralelisht me “rritjen dhe barazinë ekonomike” në vend.

Monti ka paraqitur para Senatit planet e tij për rritjen e ekonomisë së vendit dhe për uljen e borxhin e madh publik të Italisë.

Përkundër kësaj, disa mijëra studentë marshuan të enjten nëpër qytete të shumta të Italisë, duke protestuar kështu ndaj uljes së shpenzimeve të planifikuara nga kryeministri i ri i vendit. U raportua për përleshje ndërmjet demonstruesve dhe policisë në disa qytete, përfshirë këtu edhe Romën.

Ndryshe, Kabineti Monti, i cili përbëhet nga akademikë dhe ekspertë të njohur italianë, por që nuk përmban edhe përfaqësues të partive politike, dha betimin të mërkurën.

Kryeministri Monti, një ish-komisionar i Bashkimit Evropian dhe ekonomist i respektuar në vend, do të mbajë edhe postin e ministrit të Financave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›