E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet eskorta e Clinton

Gjatë vizitës në Filipine, një grup majtist filipinas ka sulmuar të enjten karvanin e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Demonstruesit në Manila u konfrontuan me sigurimin e sekretares Clinton. Konfrontimi ndodhi afër pallatit presidencial, kështu që karvani i sekretares Clinton u detyrua të ndërronte drejtimin.

“Pjesëtarë filipinas të sigurimit dhe të paktën një amerikanë dolën nga automobilat me pushka automatike në duar, pasi që afro 50 demonstrues filluan të qëllonin veturën e sekretares dhe të hidhnin ngjyrë të kuqe mbi të, megjithëse nuk pati të shtëna”, deklaroi një fotograf i agjencisë AFP, që ndodhej në vendngjarje.

Përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA’ve në Manila, Bettina Malone, dhe zyrtarët policorë të Filipineve nuk e komentuan ngjarjen, që ndodhi derisa sekretarja Clinton po bisedonte me presidentin filipinas, Benigno Aquino, në pallatin Malacanang.

Përfaqësuesja e grupit majtist Anakbayan, Dianne Marrie Solmayor, deklaroi se grupi i saj e merr përgjegjësinë për sulmin.

Pak pas incidentit, një demonstrues e ndërpreu për shkurtazi tubimin publik në të cilin merret pjesë Clinton, duke kërkuar përfundimin e paktit ushtarake mes dy vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›