Vatikani heq “puthjen” e Papës me Imamin

Kompania italiane e veshjeve, Benetton, ka vendosur të tërheqë një reklamë të sajën ku shihet Papa Benedikti XVI duke puthur në buzë një imam të lartë egjiptian. BBC thotë se vendimi erdhi pas protestave të ashpra nga Vatikani.
Reklama ishte pjesë e një fushate globale. Ajo konsiston në fotomontazhe që tregojnë liderë politikë dhe fetarë duke puthur njëri-tjetrin në buzë.
Në imazhet e tjera shfaqet presidenti amerikan Barak Obama duke puthur në buzë presidentin Kinez Hu Xhintao, presidenti francez, Nikola Sarkozi duke puthur kancelaren gjermane Angela Merkel.
Vatikani tha se reklama ishte shokuese dhe nuk respektonte as rregullat bazë të respektit për njerëzit.
Benetton njihet për provokimet me anë të reklamave. Megjithatë, ajo më kontroversja ishte pllakati në të cilin shiheshin dy prindër që po qanin, derisa po qëndronin afër të birit që po vdiste nga SIDA.