Vjedh gjeneratorin e policise, pranga 41-vjecarit
Permet - Policia e Permetit ve ne pranga nje 41-vjecar, i cili akuzohet se ka grabitur gjeneratorin elektrik te komisariatit. Burime zyrtare thane dje se arrestuan Zenel Jasharin, pasi mbremjen e se merkures, dyshohet se ka vjedhur me thyerje nje motogjenerator, i cili ndodhej ne tunelin ne afersi te varrezave te qytetit te Permetit. "Motogjeneratori dhe tuneli ku ndodhej jane prone e Komisariatit te Policise", thote zedhenesi i policise lokale, Gentian Mullai. Gjate kontrollit qe iu be 41-vjecarit ne banese, u gjet motogjeneratori, por nderkohe ai arriti te largohej nga banesa. Brenda disa oresh, policia e Permetit identifikoi vendin ku fshihej grabitesi, nje banese e rrenuar ne periferi te qytetit, duke bere te mundur edhe prangosjen. Mbi te ndaluarin Jashari rendon akuza per vepren penale te "vjedhjes".
B.K
B.K