Dyndje emigrantësh në pikat kufitare të vendit
Megjithë shtimin e numrit të sporteleve, duket se radhët në pikat kufitare janë të pashmangshme edhe për këtë vit. Në pikën kufitare të Kakavijës vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar për në drejtim të Greqisë më shumë se 2700 emigrantë dhe mbi 600 automjete. Radhët në këtë pikë doganore kanë arritur deri në 1 kilometër.Situata paraqitet disi më ndryshe në pikën kufitare të Kapshticës, ku radhët janë më të vogla. Situatë problematike si pasojë e motit të keq paraqitet edhe në portet e Durrësit dhe Vlorës. Në këto dy porte vazhdojnë akoma dyndjet e emigrantëve për në drejtim të Italisë.