Përmirësohet situata nga përmbytjet në Shkodër
Prurjet e fundit të lumit Drin kanë mbajtur të pandryshuar nivelin e liqenit. Sot ato kanë qenë 800 mkub/s, nga 1000-1500 mkub/s që ishin dje. KESH-i njofton se të gjithë agregatët janë vënë në gjendje pune, dhe energjia e prodhuar po eksportohet jashtë vendit.Aktualisht, përveç katër komunave, Dajç, Berdicë, Ane e Malit dhe Guri i Zi, rrezikshmëri paraqitet edhe në lagjen periferike të Shkodrës, Baçallëk.Shtabi i Emergjencës njofton se prurjet e Drinit nuk rrezikojnë asnjë zonë tjetër përtej Shkodrës, veç katër komunave të lartpërmendura dhe lagjes së Baçallëkut.