E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks të emigrantëve në portin e Durrësit

Pas mbarimit të festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë, kanë nisur kthimin në vendet ku ata jetojnë e punojnë.
Mësohet se nga pika kufitare e doganës së Durrësit, pikërisht një natë më parë kanë dalë mbi 4 800 emigrantë si dhe rreth 1 150 automjete.
Sipas burimeve kufitare të portit të Durrësit bëhet e ditur se ka pasur një fluks, por nuk janë krijuar rradhë të gjata dhe situata paraqitet e qetë
E njëta gje konfirmohet edhe nga vetë emigrantet, të cilët pohojnë se nga viti në vit shikojnë ndryshime përsa i përket shpjetësisë së praktikave doganore.
Ndërkohë edhe gjatë 24 orëve të fundit, në doganën e Durresit kanë kaluar për në Itali rreth 9200 emigrantë dhe afro 1950 automjete,
Në këtë pikë kufitare po punon kapacitet të plotë, ku në shërbim të tyre janë vënë 12 sportele si dhe dy pika dalje.
Sipas autoriteteve të policisë kufitare, lëvizja më e madhe e emigrantëve në drejtim të Italise pritet të jetë gjatë fundjavës së ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›