E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyndje per pasaportat biometrike vetem nje sportel ne sherbim

Berat Ardhja e emigranteve shtoi se tepermi edhe numrin e aplikuesve

Largimi i emigranteve pas festave te kaluara prane familjeve te tyre cka shtoi se tepermi edhe numrin e aplikuesve per karta identiteti dhe pasaporta biometrike nuk e ka zgjidhur problemin e shperndarjes se dokumenteve te reja ne qytetin e Beratit.

Pervec faktit qe qytetaret ankohen se dokumentet per te cilat aplikojne nuk prodhohen ne afatet e caktuara ditet e fundit eshte shtuar edhe problemi i terheqjes se tyre prane zyres se shperndarjes.

Fakti qe kompania e prodhimit dhe shperndarjes se dokumenteve Aleat ka vene ne dispozicion per shperndarjen e pasaportave biometrike vetem nje zyre per qytetet Berat Kucove Ura Vajgurore dhe komunat e tyre ka beri qe procesi i shperndarjes te shoqerohet me parregullsi teper te medha.

Me gjithe vonesat e prodhimit te pasaportave qytetaret ankohen se qendrojne ne radha te gjate pa fund vetem per te terhequr dokumentin. Qe nga fillimi i ketij procesi e deri dje ne sherbim te qytetareve te Beratit Kucoves Ures Vajgurore por dhe ne komunat e tyre kompania ka vene ne dispozicion vetem nje zyre ne te cilen sherbehet vetem me nje sportel. Zyra qe ndodhet prane Drejtorise se Policise se Qarkut te Beratit ne te cilen punojne vetem dy operatore e ka te pamundur perballimin e procesit te shperndarjes se pasaportave biometrike ndaj personat qe presin per te marre dokumentin sa vjen e rritet.

Procesi i liberalizimit te vizave ne zonen Shengen ka bere qe vetem gjate muajit dhjetor te prodhohen rreth dy mije pasaporta biometrike per banoret e ketij qarku shperndarja e te cilave eshte shoqeruar me vonesa te tejzgjatura dhe radhe qe sa vijne e behen me te dukshme.

Qytetaret aplikues ankohen se qendrojne me dite te tera jashte zyres se vetme te shperndarjes ku me gjithe numrin e madh te personave qe jane ne pritje te dokumentit te udhetimit jashte shtetit nuk mund te shperndahen me teper se 300 pasaporta per shkak se eshte ne sherbim vetem nje sportel.

Dyndje te medha ka pasur keto dite prane zyres se shperndarjes ku ne shume raste qytetaret ndonese kane qendruar ne radhe per ore te tera nuk mundin te terheqin dokumentin. Ndonese disa here eshte premtuar shtimi i nje sporteli shperndares nga ana e kompanise Aleat asnje mase nuk eshte marre deri me dje cka ben qe ky proces te shoqerohet ne vazhdimesi me mjaft parregullsi.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›