E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaluan si klandestine Greqia i penalizon

Ngjarja Sarande

Megjithese prej gati nje muaji u liberalizuan vizat me vendet e zones Shengen perpjekjet per te kaluar kufirin ne menyre te paligjshme ende nuk mungojne. Policia e Sarandes tha zyrtarisht se dje jane ndaluar kater persona te cilet kane tentuar te kalojne ne menyre te paligjshme kufirin me Greqine. Prokuroria e Sarandes ka nisur procedimin penal ndaj tyre per vepren penale te kalimit te paligjshem te kufirit. Nderkohe qe pala greke pas ndalimit ne kufi u ka hequr te drejten e udhetimit ne zonen Shengen per pese vitet e ardhshme. Personat e ndaluar jane Fatmir Sakaj 30 vjec lindur dhe banues ne fshatin Xhyherine Komuna Qender rrethi Vlore. Sakaj ka qene i denuar me pare ne Greqi me 6 vjet burg per vjedhje. Bujar Danaj 40 vjec lindur dhe banues ne fshatin Xhyherine Komuna Qender Nazmi Bardhi 23 vjec dhe Sef Kovaci 20 vjec te dy banues ne fshatin Sine e Eperme Komuna Arrez Rrethi Diber. Te kater personat kane kaluar kufirin ne menyre te paligjshme dhe jane kapur nga policia greke.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›