Minorenia nga Borshi gjendet e tra kuar ne Maqedoni
Identifikohet dhe gjendet ne nje qytet te Maqedonise vajza 15-vjecare A. K. minorenia me origjine nga Borshi i Sarandes qe u zhduk dy muaj me pare ne menyre misterioze. Burime policore te Sarandes bene te ditur zhdukjen e saj nga Saranda prej dates 15 nentor te vitit te kaluar duke qene ne shoqerimin e gjyshes se saj te semure per ne spitalin e Sarandes. E mitura kishte lene gjyshen ne vizite mjekesore duke i thene se do ta priste jashte por pas daljes nga dhoma e mjekut nuk ka qene e mundur te gjendej ne asnje vend. Pasi u kerkua ne gjithe spitalin te afermit denoncuan zhdukjen e saj dhe kerkuan ndihmen e policise per ta gjetur. Nga ai moment pervec familjareve e te afermve te saj ne Sarande e ne Borsh u vune edhe uniformat blu te Sarandes.
Nderkohe i ati i vajzes eshte kthyer nga udhetimi drejt Zvicres por pa rezultat. Kerkimi gati 60-ditor u duk se nuk do te jepte ndonje rezultat por pikerisht dje Komisariati i Sarandes eshte njoftuar nga koleget maqedonas se A. K. eshte gjetur ne shtetin fqinj. Dyshohet qe ajo te kete qene e trafikuar ne Maqedoni nderkohe qe mesohet se momentalisht minorenia gjendet ne nje nga komisariatet e rretheve veriore te Shqiperise. Te njejtat burime thane se ka nisur puna per identifikimin e autoreve te ketij trafikimi te mundshem. Adoleshentja dy muaj e zhdukur dhe e gjetur nje dite me pare eshte identifikuar si perdoruese e rregullt e lendeve narkotike ne vendin ku kishte jetuar per disa vite ne Zvicer.
.