E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle: Kosova dhe Serbia mundësi historike të ecin drejt normalizimit

BRUKSEL – Teksa nesër në Bruksel pritet të mbahet takimi i radhës, të bisedimeve Prishtinë -Beograd, të kryesuar nga BE, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Komisioneri për Zgjerimin në BE Stefan Fyle pret rezultate pozitive.

Fyle gjatë një komunikimi me gazetarët duke ripërsëritur edhe apelin e Baroneshës Ashton, theskoi se është e nevojshme arritja e një marrëveshje mes dy kryeministrave Dacic dhe Thaci, pasi do të shënonte një arritje historike mes dy vendeve në normalizmin e marrëdhënieve të tyre.

“Sipas Baroneshës Ashton është e nevojshme të arrihet një marrëveshje mes dy kryeministrave, fakti që ajo vendosi për bisedime shet mes Beogradit dhe Prishtinës e shoh si shenje pozitive për angazhimin e dy kryeministrave për të shfrytëzuar këtë mundësi historike që kanë që të ecin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të shfrytëzojmë ofertën e BE, pres rezultat pozitiv. Pra shpresoj që dy kryeministrat të arrijnë një marrëveshje, para afateve të caktuara. Nëse flisni për kalendarin ai është i qartë, do të finalizojmë miratimin e raporteve që ju jam referuar, të hënë do jetë Këshilli i Ministrave të Jashtëm të fokusuar në këtë cështje, pastaj puna e Këshillit tëMinistrave do të vijojë për vendet anëtare”, theksoi Fyle. 

“Zgjerimi është një proces në dorën e vendeve anëtar dhe jo të BE. Të cilët e drejtojnë politikisht dhe komisioni luan rolin e tij teknik sa i përket rekomandimeve dhe sugjerimeve për vendet kandidate. Ju nxorët një cështje të rëndësishme për Kroacinë, për procesin e kredibilitetit, Por diskutimet e bërë, ajo cfarë di nga diskutimet e bëra me krerët e dy qeverive, më bëjnë të kem besim se do ketë përpjekje për të arritur të mbyllin boshllëkun midis dy vendev”, shtoi Fyle. 

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka bërë të ditur, përmes një komunikate, se ka ftuar kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të takohen në Bruksel të mërkurën, më 17 prill.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›