SHBA kapet pasagjeri me kokaine

Një pasagjerë që në doganën e aeroportit Kennedy të Nju Jork kishte deklaruar se kishte një lepur të gatuar në bagazh, është kapur me tre kilogramë drogë në valixhe.
Roger Levans, i cili vinte nga Guyana, kishte deklaruar në formularin e doganës se kishte ushqim me vete.
Por gjatë kontrollit u zbulua lënda narkotike.
Levans, i cili punonte si roje në Yankee Stadium të Nju Jorkut, rrezikon deri në 40 vite burg.