E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinumerimi i votave ne Kosove hyn fazen perfundimtare

Udheheqesi i qendres se numerimit te votave Burim Ahmeti tha sot se procesi i rinumerimit te votave po vazhdon me nje intensitet te shtuar dhe ai beson se gjate dites se neserme do te publikohen rezultatet e 40 perqind te vendvotimeve te cilat po i nenshtrohen procesit te rinumerimit.

Kane mbetur edhe 129 vendvotime te cilat do te numerohen dhe mendojme se me daten kater janar te perfundoje i gjithe procesi i rinumerimit te votave nga 760 vendvotime sa ishin gjithsej ne procesin e rinumerimit thote Burim Ahmeti.

Monitorimi rreptei procesit te rivotimit

Rinumerimi i votave ne 40 per qind te vendvotimeve ne nivel te Kosoves u vendos pas dyshimeve per parregullsi gjate zgjedhjeve te 12 dhjetorit. Po ashtu ka nje vendim tjeter te KQZ-ve qe me daten nente janar te votohet serish ne tri komuna te Kosoves. Ne Skenderaj Drenas dhe Decan. Organizatoret e zgjedhjeve premtojne se kesaj radhe do te kete monitorim te rrepte te procesit te rivotimit ne keto tri komuna. 90 ekipe te vezhguesve nderkombetare dhe vendas do te qendrojne gjate gjithe dites se nente janarit neper qendrat e votimit. Shefi i zyres civile nderkombetare Peter Faith ka thene se shtimi i vezhguesve nderkombetare ka per qellim menjanimin e manipulimit te votave ne keto qendra votimi sic ndodhi me 12 dhjetor.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›