E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedro: “Mesi, më i mirë se Maradona”

Pas paraqitjes së jashtëzakonshme të radhës të yllit argjentinas, Pedro Rodriguez e cilësoi Lionel Mesin si “më të mirë se Diego Maradona”, edhe pse “La Pulga” (“pleshti”) është vetëm 22 vjeç.

“Për mua, Mesi është më i mirë se Maradona. Unë luaj me të, e shikoj atë çdo ditë, dhe për mua ai është më i miri. Maradona ka qenë lojtari më i mirë në histori dhe për mua, Mesi është më i madh se ai. Ai është i ri, por ka fituar tashmë shumë gjëra; për mua ai është më i mirë”, - tha Pedro për gazetën “Marca”.

I pyetur nëse Mesi ishte më i mirë i përshtatur në rolin qendror sulmues, rol që po e kryen tani apo si anësor i djathtë, Pedro zgjodhi më shumë rolin qendror, duke cituar se argjentinasi ka tani më shumë “hapësirë të lirë”. “Ne shpresojmë t’i japim atij sa më shumë hapësirë që të jetë e mundur, kështu që ai mund të vazhdojë të bëjë atë që po bën”.

Lionel Mesi, një figurë kyçe në marshim e jashtëzakonshëm të Barcelonës në triumfin e lavdishëm në sezonin e fundit të Ligës së Kampioneve, fitoi trofeun si “Lojtari më i mirë UEFA”, çmim që jepet nga UEFA në bazë të një votimi të 16 klubeve që morën pjesë në fazën e parë me eliminim direkt. Ndërkombëtari argjentinas koleksionoi edhe trofeun si “Sulmuesi më i mirë”.

Mesi pati një vit 2009 të jashtëzakonshëm, duke udhëhequr klubin e tij, Barcelona, në fitimin e gjashtë trofeve: Ligëm e Kampioneve, kampionatin spanjoll, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Europës dhe së fundi Kampionatin Botëror të Klubeve.

Lionel Mesi është fituesi i “Topit të artë”. Revista prestigjioze franceze “France Football”, ajo që organizon edhe çmimin më të lakmueshëm për çdo lojtar, shkruan se asnjëherë më parë, një sportist të jetë zgjedhur thuajse në mënyrë plebishitare.

Me një unanimitet të plotë, 96 anëtarë të jurisë me të drejtë vote votuan për sulmuesin e Argjentinës, i cili grumbulloi 473 pikë nga 480 të mundshmet. Argjentinasi Lionel Mesi koleksionoi më pas edhe trofeun “Lojtari më i mirë në botë FIFA” për vitin 2009.

Me tre golat e shënuar kundër Saragozës në fitoren 4-2 të Barcelonës, Mesi ka shënuar 11 gola në pesë ndeshjet e fundit dhe falë paraqitjes së tij Barça është duke luftuar me Realin e Madridit për titullin e Ligës spanjolle.


“Ne jemi të fuqishëm, po luajmë shumë mirë, por Reali i Madridit do të humbasë pak pikë deri në fund të sezonit. Ne duhet të të bëjmë pak gabime. Ne duhet të shpresojmë që ata të bëjnë gabime”.

Reali i Madridit dhe Barcelona, pas 27 javësh, kryesojnë kampionatin spanjoll me pikë të barabarta, nga 68, por me madrilenët që kanë golaverazh më të mirë, + 52 gola, kundrejt +50 golave të katalansve.

SKEDA

Emri i plotë: Lionel Andres Mesi
Datëlindja: 24 qershor 1987, 22 vjeç
Gjatësia: 1.69 m
Pozicioni: Anësor
Klubi aktual: Barcelona
Numri në fanellë: 10

KARRIERA

Me të rinjtë
1995–2000 Njuell's Old Bojs
2000–2003 Barcelona

Me të rriturit
2003–2004 Barcelona B

Nga viti 2004 Barcelona
Ndeshje 133, gola 79

EKIPI KOMBËTAR

2005 Argjentina U-20
7 ndeshje, 6 gola

2008 Argjentina Olipike
5 ndeshje, 2 gola

2005 Argjentina A
43 ndeshje, 13 gola

Trofetë

Me Barcelonën
3 kampionate spanjolle: 2004–2005, 2005–2006, 2008–2009
1 Kupë të Mbretit: 2008–2009
2 Liga e Kampioneve: 2005–2006, 2008–2009
3 Superkupa të Spanjës: 2005, 2006, 2009
1 Superkupa e Europës: 2009
1 Kampionat Botëror për klubet: 2009

Me Argjentinën
Kupa e Botës U-20: 2005
Lojëra Olimpike: 2008

Individuale
Futbollisti evropian U-21 i vitit: 2007
Golashënuesi më i mirë Kupa e Botës U-20: 2005
Lojtari më i mirë FIFA U-20 Kupa e Botës U-20: 2005
Lojtari i ri më i mirë Kupa e Amerikës: 2007
Lojtari i vitit në Argjentinë: 2005, 2007
Lojtari i ri më i mirë special i vitit: 2006–2007, 2007–2008, 2008-2009
Lojtari i ri më i mirë FIFPro i vitit: 2005–2006, 2006–2007, 2007–2008
Lojtari më i mirë “Ëorld Soccer” i vitit: 2005–2006, 2006–2007, 2007–2008
Çmimi “Don Balon”, lojtari më i mirë i huaj në Spanjë: 2006–2007, 2008–2009
Lojtari më i mirë iberiko-amerikan në Spanjë: 2006–2007, 2008–2009
Ekipi më i mirë në botë FIFPro: 2006–2007, 2007–2008, 2008-2009
Ekipi UEFA i vitit: 2007–2008
Golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve: 2008–2009
Trofeu “Alfredo Di Stefano”: 2008–2009
Sulmuesi më i mirë europian i vitit: 2008–2009
Futbollisti më i mirë europian i vitit: 2008–2009
Fituesi i “Topit të artë” 2009
“Lojtari më i mirë FIFA 2009”
“Onze d’or”: 2008-2009
Toyota Aëard: 2009
LFP Lojtari më i mirë: 2008-2009
LFP Sulmuesi më i mirë: 2088-2009


“Pleshti”, i lindur për futbollin

I lindur në Rosario (24 qershor 1987) nga prindër argjentinas me prejardhje italiane, - babai punëtor fabrike, nëna pastruese part-time, - talenti i “picirrukut” Lio ra menjëherë në sy te klubi i qytetit, Njuell’s Old Boys, me të cilin nënshkruan një kontratë amatore kur ishte vetëm tetë vjeç në vitin 1995. Statura e tij e imët ishte një pengesë e madhe. Djaloshi kishte më pak hormone në kockat e tij dhe kishte nevojë për një trajtim mjekësor të specializuar për të përmbushur shpresat e tij dhe mund ta mbyllte “karrierën” e tij në moshën 11-vjeçare. Klubet në Argjentinë ishin goditur nga kolapsi financiar i vendit dhe nuk mund t’i ofronin shumën prej 1000 dollarë në muaj, aq sa kushtonin edhe injeksionet që duhet të bënte Mesi. River Plate, klubi argjentinas i Primera Division, hoqi dorë nga Mesi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. I paralajmëruar për talentin unik të lojtarit, Karlos Reksah, ish-lojtar dhe numri dy i stafit të Johan Krujfit, përshkoi dy kontinentet për t’i hedhur një sy djaloshit. Ishte shkurti i vitit 2001, kur Mesi ishte vetëm 13 vjeç. “Më goditi menjëherë”, - tha Reksah, që ishte atëherë drejtori sportiv i Barcelonës. “Në fakt, si një gjest simbolik, i kërkova atij të nënshkruante në anën e pasme të mbulese tavoline”. Kështu familja e Mesit, prindërit, Horge e Selia, dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, Rodrigo e Matias, dhe motra e tij më e vogël, Maria Sol, mbërritën në Barcelonë dhe Lio i vogël u rrit gradualisht me ekipet e moshave të klubit katalanas deri në tetor të vitit 2003, kur ai bëri debutimin me ekipin e parë në moshën, 16 vjeç, katër muaj e 23 ditë në ndeshjen kundër Portos së drejtuar në atë kohë nga Hoze Murinjo. Në pesë vjet me Barcelonën ai ka fituar 3 kampionate spanjolle (2004–2005, 2005–2006, 2008–2009), 1 Kupë të Mbretit ( 2008–2009), 2 Liga të Kampioneve (2005–2006, 2008–2009), 3 Superkupa të Spanjës (2005, 2006, 2009), një Superkupë të Europës (2009) dhe Kampionatin Botëror të Klubeve (2009).


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 22 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›