E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshimet e Maradonës Kam dhënë gjithçka

Argjentina

Njerëzit e mbështesin, por e ardhmja e Diego Armando Maradonës në krye të stolit argjentinas është në dyshim. “Cikli im përfundoi, dhashë gjithçka që kisha”, deklaroi “Pibe de Oro” për të përditshmen e Buenos Aires, “Cronica”. “Tani dëshiroj vetëm të qëndroj pranë familjes sime”, shtoi trajneri, që për momentin nuk ka paraqitur asnjë dorëheqje formale nga detyra me “albicelestet”. Ndërkohë, mijëra tifozë kanë pritur skuadrën në momentin e kthimit nga Afrika e Jugut, ku u eliminuan në çerekfinale nga Gjermania. Nga autobusi, Maradona përshëndeti mbështetësit e shumtë të pranishëm, ndërsa disa prej tyre mbanin në duar parulla në mbështetje të teknikut. “Diego mos u largo”, “Diego qëndro” ose “Argjentina, Argjentina”, lexohej në disa prej bandierolave të shfaqura në aeroport.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›