E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shqiptarit i gjenden thika në qelinë e burgut

Një shqiptar që vuan dënimin në burgun e Larisës në Greqi, është arrestuar nën akuzën për shkelje të Aktit të Armëve, për shkak se në qelinë e tij u gjetën disa thika të improvizuara dhe mjete të tjera. 

Nga kontrolli në qelinë e shqiptarit 27 vjecar, zyrtarët e burgut gjetën dy thika të gjata të improvizuara me gjatësi 27 dhe 14 cm, një tip ganxhe e improvizuar dhe 2 shufra hekuri me gjatësi 160 dhe 60 cm, objekte të cilat janë konfiskuar nga policia. 

Hetimi zbuloi se 27 vjeçari i ndërtoi vetë thikat e improvizuara, ndërsa pjesa tjetër e objekteve ishin hequr nga dritarja. 

Shqiptari vuante dënimin në burgun e Larisës që nga 15 nëntori i vitit 2011, për veprat penale të vrasjes me dashje dhe dëmtime të rrezikshme trupore. 

Arrestohen 3 shqiptarë për posedim dhe trafikim droge
Policia greke ka arrestuar në Athinë 3 shtetas shqiptarë të moshës 24, 23 dhe 17 vjec për posedim të drogës dhe trafikim të saj. 

Pas një informacioni paraprak, policia identifikoi autorët e mësipërm, ndërsa hipnin në një automjet dhe i arrestoi ata. 

Nga kontrolli në banesat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar, 4 kg kanabis, 2 peshore elektronike, 7 fishekë 7.65 mm dhe 5 telefona celularë.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Pireut. 
(a.jo/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›