Dyshimet për listat e fituesve, sot vendoset fati
TIRANE-Sot është afati i fundit për rishikimin e listave të fituesve, në konkurset e specializimeve të fakultetit të Mjekësisë, të cilët do të kenë më pas të drejtën të futen te intervista. Kandidatët protestues do të mblidhen gjatë mëngjesit të sotëm, për të kërkuar edhe qëndrimin zyrtar të dekanatit, dhe nëse nuk do të marrin një përgjigje pozitive, ndaj pretendimeve të tyre, atëherë ata do të vendosin se si do të përshkallëzojnë protestën e tyre. Sipas rregullores, sot, deri në orën 12:00, duhet të përcaktohen listat e kandidatëve që do të marrin pjesë në intervistën me gojë, që në fakt janë edhe fituesit midis të cilëve do të ndahen kuotat.
(d.b/GSH/BalkanWeb)
(d.b/GSH/BalkanWeb)