Haxhinasto Opozita te kotribuoje per 8 majin

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto i kërkon opozitës të japë kontributin e saj për të bërë të mundur që zgjedhjet vendore të 8 majit te jenë të lira dhe të ndershme. Në takimin me misionin e OSCE –ODHIR që ndodhet në Tiranë për të vlerësuar situatën parazgjedhore, ministri Haxhinasto ka folur për përgatitjet e qeverisë që kanë të bëjnë me administrimin e zgjedhjeve. Ai ka theksuar dosmodoshmërinë e të gjithë forcave politike, në mënyrë që zgjedhjet e 8 majit të arrijnë standardet.
"Ështe e domosdoshme që cdo parti politike, edhe opozita aktuale duhet të ndajë cështjen e retorikës politike nga domsdoshmëria e saj për tu angazhuar, për të garantuar një administrim zgjedhor, një proces zgjedhor që është në përputhje të plotë me standardet e OSBE/ODIHR dhe standardet e tjera të pranuara ndërkombëtarisht. Mendoj se angazhimi në këtë proces të reformës zgjedhore, është një domosdoshmëri që Shqipëria të vazhdojë më tej, të kualifikohet me standardet më të larta të organizimit të zgjedhjeve", tha Edomond Haxhinasto, zv-kryeministër, ministër i Jashtëm.
Duke mbetur tek opozita ai ripërsëriti ofertën e kryeministrit se maxhoranca do të miratoj cdo amendament të saj, që do të certifikohet nga OSBE-ODHIR dhe Komisioni i Venecias. Misioni vlerësues i OSCE-ODHIR pas takimeve në Tiranë, do të dalë me një raport në të cilin do të vlerësojë mjedisin parazgjedhor dhe përgatitjet për zgjedhjet, e të rekomandojë nëse është e nevojshme një veprimtari e ODIHR-it lidhur me zgjedhjet.
Taulanta Boja