37 te prekur nga virusi A/H1N1
Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë, konfirmon edhe 5 raste të reja të pacientëve të prekur me virusin A/H1N1. Drejtori i këtij institucioni, Enver Rroshi, thotë për Alsat se numri në total ka shkuar në 37 persona, ndërkohë fatmirësisht gjendja e tyre ështe jashtë rrezikut për jetën. Ndryshe nga një vit më parë, pacientët e prekur nuk kanë shfaqur komplikacione të rënda si pneumoni. Nga ana tjeter, thotë drejtori i ISHP, në javë rregjistrohen rreth 10 mijë raste me grip sezonal.
"Numri total i rasteve me A/H1N1 shkon në 37 raste, natyrshëm që numri i rasteve me grip është më i lartë. Kemi dhe raste me grip B dhe nëntipe të tjera të influencës, ose të gripit. Numri javor i rasteve me grip në Shqipëri është diku në 10 mijë, po ky numër është më i ulët se vitin e kaluar", tha Enver Rroshi, drejtor i ISHP-së.
Sipas drejtorit te Institutit të Shëndetit Publik, vendi ende nuk ka hyrë në situatën e epidemisë. Ndërkohë që pas pikut të rasteve, i cili pritet të jetë përgjatë muajit shkurt, numri i rasteve do të ulet ne fillim te muajit mars.
"Pritet që ky numër i rasteve të rritet në fillim shkurti dhe të bjerë në fund shkurti- fillim marsi. Sistemi alert i krijuar prej disa vitesh në Shqipëri punon gjatë gjithë javës mbi bazën e raportimeve të qendrave shëndetësore dhe spitaleve të Shqipërisë",tha Rroshi.
Instituti i Shëndetit Publik këto ditë do të fillojë dhe shpërndarjen e tamiflusë në të gjitha qendrat e mëdha shëndetsore, ndërkohë që ështe rritur ndjeshëm, gatishmëria për të parandalur komplikacionet tek pacientët e prekur.
Edlira Sulejmani