E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshimet per meningjit, karantine ne Juglindje

Nje emigrant i ardhur nga Greqia per festat e fundvitit, dyshohet te kete infektuar me semundjen ngjitese te meningjitit dy motra nga nje fshat i rrethit te Pogradecit. Esma K., 22 vjece dhe motra e saj me e madhe Trendafile K., 25 vjece, qe nga data 1 janar jane vendosur ne nje regjim te rrepte izolimi ne pavijonin e spitalit infektiv te Korces, pasi dyshohet te jene prekur nga virusi i meningjitit akut. Dy vajzat nga fshati Memlisht, nuk kane arritur t'i gezohen ardhjes se Vitit te Ri. Ndersa nderroheshin vitet, ato jane derguar fillimisht ne spitalin e qytetit te Pogradecit dhe me pas me urgjence ne spitalin rajonal te Korces. Simptomat qe kane shfaqur dy vajzat e semura i kane detyruar mjeket e spitalit te Korces qe t'i paraprijne perhapjes se ndonje semundjeje ngjitese te rrezikshme, duke izoluar dy pacientet e ardhura nga Pogradeci.
Burime nga bluzat e bardha te spitalit rajonal te Korces bene te ditur dje se dyshohet qe dy motrat nga rrethi i Pogradecit te jene prekur nga kjo semundje e rrezikshme prej nje emigranti, qe ka ardhur nga Greqia dhe ka bere nje vizite ne familjen e tyre me rastin e Vitit te Ri. Edhe pse mjeket e kane perjashtuar mundesine e perhapjes se nje epidemie ne zonen nga ku kane ardhur dy vajza te reja nga e njejta familje, ekziston frika se numri i te semureve mund te shtohet, madje edhe mes bluzave te bardha qe kane marre persiper te trajtojne dy te infektuarat.
Mjeket e Korces pohojne se koleget e tyre te spitalit te Pogradecit fillimisht kane pasur dyshime per nje leukoze akute, kur njera nga vajzat shfaqi edhe shenjat e para te semundjes. Por, kur edhe motra tjeter ka shfaqur te njejtat simptoma eshte vene alarmi per nje rast te semundjes infektive. Duke qene se ne spitalin e Pogradecit nuk ka mjeke specialiste hematologe, qe te diagnostikonin saktesisht kete rast, dy vajzat jane derguar ne spitalin e Korces per analiza dhe kontrolle me te imtesishme mjekesore. Mjeket specialiste kane dyshuar menjehere pas kontrolleve paraprake se dy vajzat motra nuk kane pasur simptomat e leukozes, por jane prekur nga nje meningjit, duke vendosur izolimin e tyre. Ato vazhdojne te mbahen ne kete gjendje izolimi, ndersa ne spital eshte bere dezinfektimi i te gjitha ambienteve si dyerve, dorezave te dyerve, pllakave te dyshemese etj. Vete personeli qe kujdeset per dy pacientet kryen sherbimet dhe vizitat nen mbrojtjen e maskave dhe pajisjeve te nevojshme per te parandaluar perhapjen e nje semundjeje infektive.
Meningjiti, pritet konfirmimi i laboratorit
Nendrejtori i spitalit te Korces, Ilir Koroveshi, thote se gjendja e dy vajzave eshte drejt permiresimit. Sipas tij, diagnoza do te konfirmohet perfundimisht nga analizat e metejshme laboratorike. Koroveshi perjashton mundesine e perhapjes se infeksionit dhe te nje epidemie, pasi dy rastet e vajzave nga Memlishti jane identifikuar ne kohe dhe eshte bere edhe izolimi i tyre. Ky eshte rasti i pare i konstatuar ne juglindje te vendit me kete semundje infektive, qe kalon nepermjet rrugeve te frymemarrjes dhe prek fillimisht mushkerine. Nendrejtori Koroveshi tha dje se jane marre te gjitha masat per te mbajtur nen kontroll situaten.
Vajzat e izoluara, shtepia ne karantine
Burime nga bluzat e bardha te Korces bejne te ditur se dy motrat jane vendosur ne dhoma te vecanta ne repartin infektiv. I gjithe reparti eshte izoluar dhe ne hyrje te tij eshte vendosur nje tabele, qe ndalon rreptesisht hyrjen ne pavijon. Masat e rrepta te izolimit kane prekur jo vetem kete spital, por edhe familjen e dy motrave ne fshatin Memlisht, banesa e te cilave eshte vendosur nen karantine. Kjo pasi semundja qe ka pasoja te renda, deri ne humbjen e jetes, perhapet me ane te organeve te frymemarrjes, pra konsiderohet "lehtesisht e transmetueshme". Pas izolimit te dy vajzave eshte bere edhe dezinfektimi i ambienteve te spitalit edhe te baneses se familjes K. Te alarmuar nga rreziku i nje epidemie, perfaqesues te shendetit publik ne Korce kane bere edhe dezinfektimin e vatres ku eshte shfaqur infeksioni. Sipas shefit te epidemiologjise, Koco Koci, te afermit e dy motrave po trajtohen me antibiotike, per shkak te rrezikshmerise qe paraqet semundja.
ISHP konfirmon, rreziku edhe nga Italia
Instituti i Shendetit Publik konfirmon pranine e semundjes se rende infektive te meningjitit ne nje familje ne rrethin e Pogradecit. Drejtoresha e departamentit te semundjeve infektive, Silva Bino, ka deklaruar dje se jane marre te gjitha masat per izolimin e te prekurve nga semundja e rende dhe parandalimin e infeksionit te personat rreth tyre. Sipas saj, ne prag te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri, drejtorite e shendetit publik jane udhezuar per rrezikun qe i kanosej vendit tone nga kjo semundje qe ka prekur dhe vendin fqinj Italine. "Do bejme tipizimin e semundjes. Nese nuk ka vaksine, do t'i kerkojme OBSH-se. Por ajo qe mund te themi eshte se ende nuk dihet lloji i meningjitit" eshte shprehur Drejtoresha e Departamentit te Semundjeve Infektive, Silva Bino. Sipas saj, nese do te kete shfaqje te ketyre rasteve, atehere do te kerkohet kjo vaksine ne kalendar. Per sa i perket parandalimit te semundjes, sipas Binos, ajo mund te behet nepermjet vaksines, por ende specialistet e Institutit te Shendetit Publik nuk kane percaktuar tipin e meningjitit, per te nisur me pas vaksinimin e personave qe rrezikohen direkt nga semundja. Nga ana tjeter, infeksionistja Bino mohon lidhjen mes meningjitit dhe situates gripale qe po kalon vendi yne. Por, ajo i ben thirrje mjekeve te familjes te jene te vemendshem ndaj shenjave te kesaj semundjeje, dhimbjet e forta te kokes dhe temperatura e larte apo njollat e vogla ne lekure. Gjithashtu, dhe qytetaret te mos neglizhojne vizitat urgjente te mjeku ne rast te prekjes nga semundja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›