E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai merr gjakun e djemve

Babai merr hakun e dy djemve, njeri i vrare dhe tjetri i plagosur, tre vjet me pare, per nje arke te hedhur nga nje dyqan ne tjetrin, ne lagjen Bathore te Tiranes. I moshuari ka ekzekutuar brenda ne makine, me dy karikatore pistolete, Mimoza Ferhatin, 27 vjece dhe vellane e saj, Bilbil Ferhatin, 35 vjec, i kthyer nga Anglia, ku kishte emigruar pas ngjarjes se rende te vitit 2004, kur u sulmuan Ferit dhe Din Puci. Edhe pse Mimoza i ka dale para te vellait per ta mbrojtur, plumbat nuk i kane kursyer. Policia ndaloi pak minuta pas krimit 73-vjecarin Hajdar Puci, qe pas marrjes ne pyetje ka pranuar autoresine dhe per motiv gjakmarrjen per jeten e humbur te njerit prej djemve, Feritit. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth ores 15:30, ne lagjen nr. 1 te Bathores, jo shume larg Universitetit Bujqesor te Kamzes. Pjesetare te fisit Ferhati, pervec hidherimit per humbjen e dy te afermve, nuk kane kaperdire dot shkeljen e Kanunit nga autori 73-vjecar, sipas te cilit grate nuk vriten.
Sapo meson se njeri nga dy vellezerit Ferhati, qe dyshonte se i kishte vrare djemte, ishte kthyer nga Anglia, per festat e fundvitit, 73-vjecari Hajdar Puci del per t'i zene prite Bilbil dhe Mimoza Ferhatit. Dy te rinjte shkonin per vizite te halla e tyre me rastin e Vitit te Ri. Por dhe pse te dy viktimat, sipas policise, kane pasur arme pistolete me vete, gjate rrugetimit nuk munden te shpetojne nga plumbat e derdhur prej te moshuarit Puci, i cili mbante dy pistoleta per te cuar ne vend gjakun e djemve.
Burime zyrtare te policise thane mbreme, per gazeten "KJ", se Hajdar Puci u ka prere rrugen dy te rinjve, me qellim marrjen e hakut. Familja Puci eshte shperngulur nga Luzni i Dibres, per ne Tirane, prej disa vitesh. Zanafilla e kesaj ngjarjeje nis ne vitin 2004, kur ne qender te Bathores, dy vellezerit, Ferit dhe Din Puci, u goditen me thika nga tre persona, dy nga te cilet ishin vellezer. Krimi erdhi pas nje konflikti per pronen, nje arke qe ishte hedhur nga oborri i njerit dyqan te tjetri. Ferit Puci gjeti vdekjen pas plageve te marra, kurse Din Puci u plagos rende. Policia ndaloi si te dyshuar vellezerit Petrit dhe Kujtim Gjeta, nderkohe qe shpalli ne kerkim Bashkim Ferhatin, i cili u cilesua bashkepunetor i te arrestuarve. Nderkohe qe Hajdar Puci ruante levizjet e familjareve te Ferhatesve, duke kontrolluar gjithcka.
Plaku pranon krimin e dyfishte
Prej kohesh, Hajdar Puci dyshohet se levizte me arme ne brez. Rruges per ne Kamez, ne afersi te kryqezimit me Bathoren, i moshuari ka vene re nje makine tip "Audi 80", tip i vjeter me targa te huaja, brenda se ciles ndodheshin vellai dhe motra e personit, qe ai akuzonte per autor qe kishte vrare nje prej djemve te tij. Pasi dy viktimat kane hyre ne nje kthese, ku duket se nuk ka pasur dhe njerez, ka nxjerre armen duke qelluar me gjakftohtesi. Pasi ka kryer vrasjen, Puci i eshte drejtuar policise, ku ka deklaruar se kishte vrare Bilbil dhe Mimoza Ferhatin, vella e moter, per gjakmarrje, pasi tre vjet me pare i kishin vrare djalin. Ne polici, ai ka dorezuar dhe pistoletat, me te cilet kishte qelluar mbi dy viktimat.
Shperngulja drejt Anglise
Pas vrasjes se ndodhur ne prill te vitit 2004, familja Ferhati, nga Kalaja e Dodes, ishin larguar nga Paskuqani, ku kishin ngritur dy banesa, si dhe dy aktivitete private, me te cilat jetonin. Por zenka e ndodhur mes tyre dhe familjes Puci, per nje cope toke, dhe vdekja e njerit prej djemve te familjes nga Luznia e Dibres, ka bere qe e gjithe familja Ferhati te emigronte ne drejtim te Anglise, ku jetonte dhe njeri prej djemve. Por dhe largimi nga Paskuqani nuk i ka mbrojtur dot. Pas dy vjetesh, vellai i autorit te vrasjes, qe eshte denuar me 21 vjet burg, eshte kthyer ne Shqiperi dhe se bashku me motren e tij ka qene duke shkuar per te bere nje vizite te halla. Bilbil Ferhati, me daten 5 janar, do te nisej per ne Angli, ku jetonte dhe pjesa tjeter e familjes. Por kete here nuk ka mundur, pasi plumbat e plakut te Puceve, i kane marre jeten.
Arratia e te denuarit qe solli krimin
Bilbil dhe Mimoza Ferhati ishin nisur per te vizituar hallen e tyre ne Bathore, por kurre nuk arriten te mberrijne ne shtepine e saj per t'i uruar nje vit te mbare. Pas festes se Vitit te Ri, vella e moter kishin vendosur qe te kryenin disa vizita familjare. Por hija e vellait qe ishte denuar nga Gjykata e Krimeve te Renda me 21 vjet burg dhe i shpallur ne kerkim, i ka ndjekur mbrapa, duke iu sjelle dhe vdekjen. Policia tha se vellai i dy viktimave, Bashkim Ferhati, eshte shpallur ne kerkim me vendim te Gjykates se Krimeve te Renda. Pas vrasjes se vitit 2004, ku mbeti i vdekur Ferit Puci, policia arriti te ndaloje vetem dy prej tre autoreve te kesaj ngjarjeje. Ata ishin vellezerit Petrit e Kujtim Gjeta, te cilet ishin fqinj me familjen e viktimave.
Si u sulmuan vellezerit Puci
Me 17 prill te vitit 2004, sherri per nje cope toke i ka marre jeten nje prej vellezerve ne Bathore te Tiranes, kurse nje tjeter u plagos rende. Ferit Puci, 38 vjec dhe vellai i tij Dini, 32 vjec, jane therur me thika nga Bashkim Ferhati dhe vellezerit Petrit dhe Kujtim Gjeta. Ne ate kohe mbeti i plagosur edhe Kalosh Cekici, i cili ndodhej ne vendin e ngjarjes. Brenda pak kohe, diten e vrasjes, policia ka ndaluar autoret Petrit dhe Kujtim Gjeta dhe shpalli ne kerkim Bashkim Ferhatin. Sipas deshmitareve, ata kishin filluar te debatojne me njeri-tjetrin per pronesine e nje rripi toke, qe ndan pronat e tyre ne Paskuqan. Por shume shpejt, gjakrat jane nxehur dhe mes te gjashteve ka nisur nje perleshje me grushte dhe sende te tjera te forta, duke marre perpara mallrat dhe tavolinat qe ishin ne verande. Ndersa nuk jane mjaftuar me kaq, kundershtaret i kane nxjerre thikat njeri-tjetrit dhe jane qelluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›