Dyshimi fetar i Nënë Terezës
Autori i Lajmit: red.
Përmbledhja e shkrimeve të saj, këto ditë, pritet të botohet në Londër. Këtu kemi ekstrakte nga letrat që ajo u ka dërguar miqve të saj. Kjo grua, shkruan gazeta, nuk lëkundej nga varfëria apo kritikat, por nga dyshimet që kishte për besimin e saj. Ndër to, në pjesën ku flet për dyshimin, ajo thotë se "nuk ka besim, se këto mendime dhe fjalë ka frikë për t i shprehur, pasi pastaj vuan në agoni nga ajo që mendon." "Nëse ka Zot, atëherë kërkoj falje nga ai. Besoj se e tëra ka për të përfunduar në qiell, me Krishtin", - sjell TIMES në vazhdim. "Vendi i Zotit në shpirtin tim është i zbrazët. Tek unë nuk ka Zot. Kur dhembja e mallit (për të) është aq e fuqishme unë vetëm digjem e digjem nga malli dhe atëherë e ndiej se Ai nuk është aty." "E tërë jeta ime është përplot me kundërshtime. Unë u ndihmoj shpirtërave - për të shkuar ku? Pse e gjithë kjo ? Ku është shpirti në vetë qenien time?" - vazhdon shkrimi. Ajo, megjithatë, në njërin shkrim thotë se përkundër asaj që ajo ndien, ajo vazhdon t i buzëqeshë, si Zotit ashtu edhe të tjerëve.
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008